
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, qindra qytetarë janë mbledhur pasditen e kësaj të mërkure në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë për të protestuar mbi rritjen e çmimeve.
Qytetarët dolën në protestë këtë të mërkurë në kuadër të rritjes së çmimeve të shportës, ilaçeve, gazit, si dhe rritjen e energjisë elektrike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga MCN TV, pjesëmarrja e qytetarëve në këtë protestë, të parë për mandatin e tretë të kryeministrit Rama, është e lartë.



