Milo: Të normalizohen marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. Nga mosmarrëveshjet dhe emocionet mes Ramës dhe Kurtit, po humbasin shqiptarët!

Milo: Të normalizohen marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. Nga mosmarrëveshjet dhe emocionet mes Ramës dhe Kurtit, po humbasin shqiptarët!

Në kuadër të turit të tij në Ballkan, kryeministri Edi Rama, është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, teksa kryemistri Albin Kurti, ka refuzuar që të ketë një takim me Ramën pa mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Rama, për të evituar mungesën e takimit me Kurtin, vendosi që 13 marrëveshjet që duhej nënshkruar në mbledhjet e përbashkëta, t’i dërgojë paraprakisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të nënshkruara, por prapë s’është kthyer përgjigje pozitive nga Kurti. Këtë situata, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, në një prononcim për edicionin e lajmeve në MCN tv, e sheh si të nderë dhe se sipas tij, tanimë duhet pranuar se kemi të bëjmë me faktin se duhet patjetër të bëhen përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. Sipas tij, kjo nuk i bën nder asnjërit nga kryeministrat shqiptare, porse në këtë rast as çështjes kombëtare në përgjithësi. "Ambiciet e tij politike i ka dhe i manifeston, porse kjo nuk do te thotë se ai mund të shkoj përtej disa limiteve të kufizuara të sjelljes politike të një shtetari, aq më tepër në raport me Kosovën. Unë nuk mbështes ide dhe pikëpamje të tilla, për rrjedhojë shoh që duhet patjetër të bëhen përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, se tashi duhet të përdorim këtë term ‘normalizimi i marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë’, sepse për sa kohe ka vështirësi në komunikimin mes dy qeverive, në komunikimin mes dy kryeministrave, pra situata nuk është normale, dhe për rrjedhojë nuk i shërben as njërit as tjetrit, aq më tepër çështjes kombëtare në përgjithësi. Prandaj ajo çka duhet bërë me urgjencë do të ishte që të uleshin tonët, të uleshin në bisedime dhe të zgjidheshin me një frymë bon sensi edhe mendimet e kundërta ose mosmarrëveshjes që mund të ekzistojnë sepse nuk ka rrugë tjetër. Ata që mund të humbasin nga mosmarrëveshjet dhe thellimi i tyre mes kryeministrit Rama dhe Kurti janë vet shqiptarët, është Kosova dhe Shqipëria. Nuk fiton askush prej tyre duke këmbëngulur në qëndrimet të tilla që nuk dëshmojnë në fund të fundit as maturi as zotësi, por nise nga emocionet, ato duhen lënë prapa deres dhe kur hyhet në bisedime duke të jetë e qartë dhe me mendje në kokë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy