Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
E buzëqeshur, ajo tha për mediat se paraqitja e saj vjen pasi tha se ka gjyq, lidhur me denoncimet e bëra prej saj për inceneratorin.
Kam gjyq për shpifje me inceneratorin. Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil. Unë vij këtu.
Me denoncimet e bëra prej saj për inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi është shprehur se paratë që paguhen, 29 euro për ton për një proces që nuk kryhet, janë para që i merren taksapaguesve shqiptarë.



