Dashuria e fundit e Ivana Trump, italiani që ndërroi jetë pak muaj para saj

Dashuria e fundit e Ivana Trump, italiani që ndërroi jetë pak muaj para saj

Ivana Trump u gjet e pajetë në banesën e saj, ditën e djeshme. Gruaja e parë e ish-presidentit Trump ishte 73 vjeçe dhe mendohet se ka pësuar atak kardiak. Ajo ndërroi jetë vetëm 9 muaj pas Rossano Rubicondit, bashkëshorti i saj i katërt, italiani i dytë pas Riccardo Mazzucchelli.

I lindur në Romë, model dhe personazh televiziv, Rubicondi vdiq më 29 tetor 2021, për shkak të kancerit të lëkurës.

Rubicondi është emër i njohur në Itali. Ai ka qenë konkurrent në “Isola dei famosi” (Ishulli i VIP-ave) në vitin 2008, në të njëjtin vit kur u martua me Ivana Trump. Ai u kthye në ishull edhe dy herë të tjera, në vitin 2010 si korrespondent dhe në 2012 edhe një herë si konkurrent. Së bashku me Federica Panicucci ai drejtoi programin televiziv "Cupido" (në vitin 2009), dhe mori pjesë në filmin "Krishtlindjet në Beverly Hills".

Marrëdhënia mes Ivana Trump dhe Rubicondit mbushi për shumë kohë faqet e rubrikave të thashethemeve, kryesisht për shkak të diferencës së moshës mes tyre (Trump ishte 23 vjet më e madhe). Martesa mes të dyve ishte e shkurtër, por më pas marrëdhënia e tyre u kthye në një afeksion reciprok, e cila zgjati deri në vdekjen e Rubikondit. Ishte vetë Trump që pagoi për funeralin e tij në Shtetet e Bashkuara dhe përmes Barbara D’Urso u kishte komunikuar prindërve dëshirën e saj për të mbajtur gjysmën e hirit të ish-bashkëshortit të saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy