Udhëheqësi i opozitës indiane Rahl Gandhi u dënua me dy vjet burg këtë të enjte për shpifje ndaj kryeministrit Narendra Modi, të cilin e cilësoi si " hajdut " gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja Gandhi nuk do të shkojë menjëherë në burg, ai u lirua me kusht për 30 ditë dhe do të bëjë ankesë kundër dënimit.
Deputeti i partisë së Kongresit ishte i pranishëm në gjykatë për dënimin, i cili vjen një vit përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
Duke folur në një tubim në shtetin Karnataka në prill të vitit 2019, përpara zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, Gandhi kishte tha: Pse të gjithë këta hajdutë kanë mbiemrin Modi? Nirav Modi, Lalit Modi, Narendra Modi.



