Tryeza e dytë e Stambollit/ Memorandum me kushte nga Rusia për Kievin

Tryeza e dytë e Stambollit/ Memorandum me kushte nga Rusia për Kievin

Delegacionet ruse dhe ukrainase takohen sërish  këtë të hënë në Stamboll për bisedime që synojnë arritjen e një paqeje qe do ti japë fund luftës 3 vjeçare mes tyre.

Takimi i ri vjen pas një prej sulmeve më të suksesshme ukrainase në tokën ruse, ku u goditën objektiva deri në Siberi. Raketat me rreze të gjatë veprime shënjestruan katër aeroporte ushtarake ruse, shkatërruan dhjetëra avionë, përfshirë dhe bombardues.

Raundi i ri i bisedimeve mbahet në Pallatin Ciragan, një ndërtesë  osmane në brigjet e Bosforit që tani funksionon si një hotel luksoz. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u shpreh optimist për këtë raund të dytë bisedimesh.

Në bisedimet e këtij raundi shpresojmë të shohim që pjesa më e madhe e punës teknike të jetë përfunduar. Ne mendojmë se një takim në Stamboll me presidentin Trump, presidentin Putin dhe presidentin Zelensky mund të jetë kurorëzimi i bisedimeve për paqen.

Moska ka njoftuar se do të paraqesë një "memorandum" me kushtet e saj për arritjen e paqes, por ka refuzuar t'ia ofrojë atë paraprakisht Ukrainës. Sipas Reuters, Putin po kërkon që marrëveshja e paqes me Ukrainën të përfshijë një angazhim me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s.

“Pala ruse, siç është rënë dakord, ka hartuar menjëherë një memorandum i cili përcakton qëndrimin tonë mbi të gjitha aspektet e kapërcimit të shkaqeve rrënjësore të krizës”, tha Sergei Lavrov.

Nga ana tjetër në "udhërrëfyesin" që delegacioni ukrainas pritet t'ia paraqesë delegacionit rus gjatë bisedimeve të kësaj të hëne priten Propozime të hollësishme për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit ukrainas.

Megjithatë, korniza e kushteve që Kievi vendos për marrëveshjen e paqes është kryesisht e njëjtë me kushtet që ishin propozuar në të kaluarën. Nisur nga këto qëndrime presidenti Ukrainas thotë se Kremlini po i minon bisedimet para se të fillojnë dhe se me shumë gjasë do i çojë drejt dështimit.

Që një takim të jetë kuptimplotë, axhenda duhet të jetë e qartë dhe negociatat duhet të përgatiten siç duhet. Fatkeqësisht, Rusia po bën gjithçka për të siguruar që takimi të mos japë ndonjë rezultat.

Udhërrëfyesi i propozuar, siç raportohet nga Reuters, fillon me një armëpushim të plotë që zgjat të paktën 30 ditë, i ndjekur nga kthimi i të gjithë të burgosurve të luftës të mbajtur nga secila palë teksa vendndodhja aktuale e vijës së frontit do të jetë pika fillestare për negociatat mbi çështjen territorial.

Më pas është planifikuar një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Moska dhe Kievi zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta që nga viti 2022 më 16 maj në Stamboll, por bisedimet nuk dhanë asnjë rezultat, me të dyja vendet që u zotuan për një shkëmbim të të burgosurve në shkallë të gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy