Banka e Rusisë do të padisë BE-në

Banka e Rusisë do të padisë BE-në

Banka e Rusisë do të padisë vendimin e BE-së për t’i ngrirë rezervat e arit dhe valutës. Guvernatorja e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina, tha se Perëndimi ka kryer shkelje ndaj aseteve të Rusisë.

"Kjo ngrirje e rezervave të arit dhe valutës ishte e paprecedentë, ndaj ne do të punojmë për pretendimet ligjore dhe po përgatitemi t'i paraqesim ato. Ky bllokim i rezervave të arit dhe valutorit të një vendi kaq të madh është i paprecedentë në një shkallë globale”

Nabiullina vuri në dukje se për shkak të ngrirjes së një pjese të rezervave, Banka vendosi rregulla të reja për monedhën. "Ne i kemi futur këto rregullore valutore. Unë e di që shumë sipërmarrje ankoheshin shumë edhe për aktivitetin e jashtëm ekonomik, kur ishte e vështirë për t'u paguar. Por ishte një masë e detyruar. Nëse do të kishim këto rezerva ari dhe valutore në zotërim dhe po të mos ishte ngrirë kjo pjesë, nuk do të kishte pasur nevojë për masa të tilla drakoniane për lëvizjen e kapitalit”, shpjegoi ajo.

Në fund të shkurtit, BE-ja vendosi të ndalojë transaksionet që lidhen me menaxhimin e rezervave dhe aktiveve të Bankës së Rusisë, duke përfshirë transaksionet me çdo person juridik, ose persona juridikë ose organe që veprojnë në emër ose nën drejtimin e Bankës së Rusisë.

Megjithatë, autoritetet e BE-së mund të autorizojnë transaksione, me kusht që ato të jenë rreptësisht të nevojshme për të garantuar stabilitetin financiar të bllokut në mbarë kontinentin në tërësi ose të një shteti të veçantë anëtar të BE-së.

Më herët, ministrat e Jashtëm të 27 vendeve të BE-së ndaluan të gjitha transaksionet me Bankën e Rusisë dhe ngrinë asetet e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy