Lufta për titullin zhvendoset në Turqi; Kukësi, Partizani dhe Skëndërbeu do të përgatiten në Antalya

Lufta për titullin zhvendoset në Turqi; Kukësi, Partizani dhe Skëndërbeu do të përgatiten në Antalya

Pas mbarimit të fesatve të fundvitit, skuadrat e Kategorisë Superiore do të nisin fazën përgatititore për pjesën e mbetur të sezonit.

Tre klubet pretendente për titullin kampion në këtë sezon, Kukësi, Skëndërbeu, dhe Partizani kanë bërë publike axhendën e tyre se ku do ta kryejnë fazën përgatitore.

Të treja klubet kanë vendosur që të udhëtojnë drejt Turqisë në Antalya, për të kryer fazën përgatitore të dimërit, ku do të akomodohen në resorte ku janë të përfshira të gjitha kushtet e stërvitjeve.

Gjithashtu, ekipet përveçse seancave stërvitore do të zhvillojnë dhe disa ndeshje miqësore. Skuadra e Partizanit do të luajë dy takime miqësore me skuadra mjaft të njohura ku spikat Fenerbahçe, ndërsa ekipi i dytë do të jetë Qabala. Testet miqësore 15-herë kampionët e vendit do ti luajnë në datat 11 dhe 13 Janar.

Ndërsa kampionët e shqipërisë Skëndërbeu gjatë 11-të ditëve që do të qëndrojnë në Turqi, do të zhvillojë tre ndeshje miqësore, me Bursasporin, FK Sumqayit, dhe Qarabag ekip në të cilin luan dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ansi Agolli.

Ndërkohë, ekipi i Kukësit ende nuk i ka zyrtarizuar skuadrat me të cilat do të përballet në Turqi. Verilindorët do të udhtojnë drejt Antalyas me datë 5-janar dhe do të kthehen në Tiranë më datë 18-janar.

Të treja ekipet janë pretendetet kryesore këtë sezon për të fituar titullin kampion të Kategorisë Superiore, ku Kukësi rendietet në vendin e parë me 36-pikë, i ndjekur nga Partizani në vendin e dytë me 35-pikë dhe Skëndërbeu në vendin e tretë me 32-pikë./ Përgatiti: Fatjon Baze

TemA

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy