
Boris Becker është liruar nga burgu i Londrës në të cilin ndodhej për më shumë se tetë muajsh dhe do të ekstradohet në Gjermani, raportojnë mediat britanike.
Ish-kampioni i tenisit vuante një dënim për mashtrim që lidhet me falimentin, i cili kërkonte burgim për një periudhë minimale prej 15 muajsh, por ka përfituar nga një skemë e shpejtë, e cila parashikon ekstradimin në vendin e origjinës nëse plotësohen disa kushte.



