
Gazetarja Oliverda Allmuça tha në studion e lajmeve të MCN TV se në tryezën e mbajtur ditën e sotme ku u analizua performanca institucioneve të posaçme, Altin Dumani u shfaq disa herë nervoz duke marrë fjalën herë pas herë dhe duke raportuar informacione që merrte në kohë reale nga administrata e SPAK-ut.
Po ashtu Allmuça bëri me dije në këtë tryezën mungonte një përfaqësues i SHBA-së, ndërsa tha se ambasadori i BE-së Gonzato përsëriti edhe një herë faktin që Shqipëria është në fokus të BE-së.
Për këtë vit ishte një nga termëzat që kishte praninë më të lartë të ambasadorëve dhe bëhet fjalë për zotin Gonzato, ashtu dhe për ambasadorin e vendeve të ulëta, po ashtu për ambasadorin finlandez si dhe ambasadorë të tjerë.
Nga SHBA-të nuk kishte asnjë përfaqësues në tryezën e sotme.
Gonzato u përqendrua tek pavarësia e institucioneve të drejtësisë. Ai tha se Shqipëria do të jetë në fokus dhe në syrin vëzhgues të BE-së. Ishte një kujtesë si për institucionet ashtu dhe për shoqërinë civile për të thënë që në fakt BE nuk është i pavëmendshëm në mënyrën si po funksionin drejtësia. Kërkoi të mos kishte ndikime të jashtme ndërhyrje në punën e njerëzve të drejtësisë. Iu referuar gjyqtarëve që kohët e fundit kanë qenë pre e sulmeve publike.
Nuk ka pasur diskutime sa i përket zgjedhjeve.
Nga PD-ja nuk kishte përfaqësues. Pjesa më e madhe e tryezës përbëhej nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Emri i Veliajt nuk u përmend asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ndjeva një tension që mund ta shihje vetëm po ta ndiqje nga afër. Pati dhe një ngërç. Deklaratat e Banin se në fakt kanë mungesa me burimet njerëzore dhe kapacitetet, iu përgjigj kreu i KLGJ që tha se kjo nuk vjen si pasojë e neglizhencës së KLGJ-së, por për shkak të ligjeve dhe mënyrës si është ligji aktual.
Ishte një lloj nervozizmi nga ana e kreut të SPAK. E mori fjalën disa herë pa e lejuar moderatori vetëm për të ndërhyrë dhe kujtuar raste. Ai kërkoi dhe nga ana e administratës së SPAK, informacione në kohë reale, fakti i 5% që vjen nga zyrtarët e lartë. Do të thotë që pati një lloj nervozizmi në mënyrën si po e ndërtonte Dumanin retorikën.



