
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj deklaroi në MCN Live se përmbytjet e fundit në Shkodër kanë shkaktuar dëme te ushqimet e blegtorisë.
Rrapaj tha se është me rëndësi që subvencionimi të jepet në kohën e duhur, ku nuk duhet të përsëriten fenomenet e të shkuarës ku procesi përfundonte kur fermeri e kishte humbur durimin.
Ka disa të dhëna tashmë për arsye sepse strukturat kanë qenë në terren. Janë rreth 1400 ha që u përmbytën. Natyrisht tani ka një spostim të ujit dhe do të shohim sa shpjet do të boshohet. Kjo do tregojë edhe efikasitetin e investimeve që janë bërë në të kaluarën. Nuk do kemi më qëndrim të ujit sa në të kaluarën, ku janë përmbytur 4000 ha dhe uji zgjati 2 javë. Ne e dimë që uji po kaloi 24 orë krijon dëme të mëdha në parcela, për bimët. Fermerët s’janë të panjohur me fenomenin, ka ndodhur vit për vit, edhe dy herë në vit. Edhe masat që ata tani marrin janë më të arrira se sa më përpara. Të mos na përsëriten fenomenet që proceset përfundonin kur fermeri e kishte humbur durimin. E rëndësishme është edhe sasia e parave për kompensim. E rëndësishme është që subjektet që e kanë mundësinë për ta rimbjellë sipërfaqen e përmbytur, t’u jepet më përpara subvencionimi dhe t’ua lehtësojmë dhimbjen. Dëm është pësuar te ushqimi i blegtorisë dhe do t’u rritet kostoja. Për jonxhën dhe ushqime të thata që janë dëmtuar. Janë mullarët, kashta. Në bujqësi po e le punën, të lë. Kjo është një tjetër humbje që këto familje po e pësojnë. Do t’u vonohet dhe vështirësohet procesi i përgatitjes së tokës. Do të shohim sa kohë do të dojë heqja e ujit, që do varet nga hidrovoret dhe sidomos nga kanalet e treta. Vëmendja duhet përqendruar te zhbllokimi i këtyre kanaleve. Dëmi më i madh është në Nënshkodër. Edhe agroturizmi ka pasur një lloj frenimi. Dëmi në ekonominë e ushqimit është në të gjithë filierat, dhe po u dëmtuan filierat dëmet shkojnë te bujqit”.
Rrapaj theksoi se duhet të rishikohen fondet për kompensim që aktualisht nuk e kalojnë 50 për qind të dëmit.
Po ashtu i tha se është i domosdoshëm një ligj për siguracionin sa i takon fermerëve.
Pavarësisht nga puna që është bërë, ne jemi të pakënaqur në disa elementë. Sasia e fondeve në dispozicion për të kompensuar këta njerëz ka qenë e pamjaftueshme. Këto fonde duhet të rishikohen. Kompensimi mund të ketë shkuar deri ne 50 për qind në raport me dëmin real. Ne nuk mendojmë se do bëhet 100 për qind, nuk bëhet në asnjë vend, por është akoma i vogël. Pa futur konceptin e siguracionit, që të angazhojmë donatorë të rëndësishëm, nuk ia dalim dot. Ky ligj është i domosdoshëm. E di që Banka Botërore ka kohë që po tenton të bëjë një gjë të tillë, por ne nuk po arrijmë. Nuk e kanë shumë vende këtë situatë që kemi ne. E para janë të fuqishme, që edhe mos të kenë ligj për siguracionin, kanë buxhet dhe rezerva. Element tjetër i rëndësishëm, mbetet një strategji afatgjatë për mbjelljen. Fermerët vetë kanë ndërmarrë disa hapa. E fundit mbetet Skavica, që do t’i japë zgjidhjen përfundimtare. Duhet të bëjmë strategji për ujitjen dhe kullimit. Jemi në 30-40 për qind të zbatimit të strategjisë sa i përket buxhetit".
Kemi konstatuar që shifrat janë shumë afër realitetit dhe kjo është falë njohjes në terren të situatës. U hoq ajo sëmundja e propagandës më përpara, që blegtoria po rritet, po rritet, ndërkohë që blegtoria binte. Por unë do të shtoja që krahas prioriteteve që ka vënë ministria, do shtoja 2-3 prioritete të tjera të rëndësishme, sidomos në lidhje me kooperimin që duhet ta ndryshojmë panoramën e kooperimit, duhet t’i kushtojmë vëmendje mekanizimit të vjeljes, e treta ka të bëjë me IPARD 3. Duhet të nxitojmë më shumë se ç’kemi nxituar me IPARD 2, sepse kemi më shumë fonde. E fundit që kam, ne duhet të ulim skarcitetit në bujqësi, sepse kemi një nivel të lartë skarciteti dhe humbjesh. Ne s’kemi pse importojmë pleh organik.



