Risia në teknologji, krijohet kamera e aftë të shohë përmes trupit

Risia në teknologji, krijohet kamera e aftë të shohë përmes trupit

Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamër e cila mund të shoh përmes trupit të njeriut.

Pajisja është dizajnuar për tu ardhur në ndihmë doktorëve gjatë ekzaminimeve shëndetësore.

Deri më sot mjekët duhej të përdornin skanimet e shtrenjta si rrezet X për të gjurmuar dhe analizuar progresin një sëmundjeje.

Kamera e re është e aftë të gjurmojë burimet e dritës brenda trupit si një tub endoskopi. Profesorët e Universitetit të Edinburgut thanë se teknologjia e re ka një potencial të lartë dhe aplikim të gjërë.

Kamera e re mund të gjurmojë thërrmija individuale të quajtura fotone dhe është aq e ndjeshme sa të kapë çdo burim drite sado i vogël të jetë.

Ajo mund të shohë dritën përmes një indi 20 cm të trashë në kushte normale, njofton Pcw.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy