
Siguria, mbrojtja nga lufta dhe paqja, por edhe një ekonomi më e fortë, tranzicioni i gjelbër dhe emigracioni i ligjshëm- janë disa nga sfidat me të cilat përballen aktualisht vendet evropiane. Në samitin e fundit të Këshillit Evropian janë propozuar masa konkrete edhe mbi politikën industriale, Tregun e Përbashkët Evropian, konkurrencën dhe produktivitetin afatgjatë të Evropës. Por ndërkohë që Komisioni Evropian ka sjellë propozime konkrete për sigurinë ekonomike dhe rishikimin e buxhetit të BE-së, a do të bien dakord liderët e BE për zbatim të këtyre masave? Pas marrëveshjes së fundit të Këshillit mbi elementët kyç të Paktit të Ri për Migracionin dhe Azilin, a do të arrijnë negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin një marrëveshje përfundimtare deri në pranverën e vitit 2024? Çfarë ndikimi do të kenë reformat në terren dhe a do të japin liderët e BE-së udhëzime të mëtejshme për forcimin e kapacitetit të mbrojtjes dhe sigurisë së Unionit? Nga ana tjetër çfarë mund të themi për situatën në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet e jashtme të BE?



