Zjarret në Kukës, problematike mbeten flakët në Majën e Rrunës

Zjarret në Kukës, problematike mbeten flakët në Majën e Rrunës

Mbrojtja Civile në prefekturën e Kukësit ka bërë paraditen e sotme bilancin e orëve të fundit në lidhje me vatrat aktive të zjarrit në këtë qark.

Sipas të dhënave bëhet me dije se akoma vijojnë që të jenë aktive disa vatra zjarri në Kukës, ku ajo e Majës së Rrunës duket se është më problematikja.

Ndërkaq pritet që të shtohen forcat zjarrfikëse që të bëhet i mundur izolimi i flakëve, ndërkohë që nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës si dhe angazhimi nga ajri me helikopter . Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti. Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca të Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale  Kukës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy