Melania Trump falënderon Chelsea Clintonin për mbështetjen për djalin

Melania Trump falënderon Chelsea Clintonin për mbështetjen për djalin

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, falënderoi vajzën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, për mbështetjen që i ka dhënë djalit të saj.

Chelsea Clinton, në një postim në Twitter, ka mbështetur Barron Trumpin, 11 vjeç, i cili është kritikuar nga mediat për veshjen e tij.

Të hënën, gazeta amerikane Daily Caller ka shkruar se "është koha që Barron Trump të nisë të vishet ashtu siç i takon në Shtëpinë e Bardhë".

Zonja Clinton, e cila ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë kur babai i saj ka qenë president në vitet '90, ka shkruar: "Është koha për mediat dhe secilin që ta lënë Barron Trumpin të qetë dhe t'i lejojnë të ketë fëmijërinë private që e meriton".

"Faleminderiit Chelsea Clinton - është e rëndësishme mbështetja për të gjithë fëmijët tanë që të jenë vetëvetja", është përgjigjur zonja Trump në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy