Pas Instagramit, Turqia bllokon edhe rrjetin e lojërave ‘Roblox’

Pas Instagramit, Turqia bllokon edhe rrjetin e lojërave ‘Roblox’

Pas Instagramit, Turqia ka bllokuar aksesin edhe në platformën e njohur të lojërave video Roblox (RBLX.N), e shqetësuar për përmbajtjen që mund të çojë në abuzimin e fëmijëve, tha ministri i drejtësisë i vendit.

"Vendi ynë është i detyruar të marrë masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve tanë," tha ministri i drejtësisë Yilmaz Tunc në platformën e mediave sociale X. "Përdorimi i teknologjisë në një mënyrë negative nuk është kurrë i pranueshëm."

Ai tha se një gjykatë turke kishte vendosur bllokimin e aksesit nën një hetim nga prokurorët në provincën jugore të Adanas për shkak të shqetësimeve rreth përmbajtjes që mund të çonte në abuzimin e fëmijëve.

Ndalimi vjen pesë ditë pasi Turqia vendosi të bllokojë edhe rrjetin social Instagram, i cili përdoret nga 57.1 milionë njerëz në vend, një shifër shumë e lartë kjo.

Sipas portalit Turkiye Today, autoritetet në Ankara dyshohet se ishin të pakënaqura me faktin se Instagrami kufizoi postimet në lidhje me liderin e vrarë të lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh.

Ky kufizim shkaktoi pakënaqësi në Turqi, pasi ky ndalim u cilësua si censurë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy