Rama sqaron pse çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në rajon

Rama sqaron pse çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në rajon

Çmimi i naftës në Shqipëri është ndër më të shtrenjtët në rajon dhe për këtë kryeministri Edi Rama dha një përgjigje nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Rama sqaroi se ndryshe nga vendet e rajonit në Shqipëri tek çmimi i naftës është e përfshirë edhe taksa e qarkullimit dhe taksa e karboni, gjë që vendet e rajonit siç u shpreh ai e kanë më vete. Ai po ashtu theksoi se çmimi i naftës është rritur në të gjithë botën, ndërkohë që shtoi se pavarësisht rritjes çmimi është më i lirë sot se sa në 2013-ën.

Pjesë nga biseda:

Rama: Rritja e çmimit të naftës është globale.

Rakipi: Tani është 40 dollarë më pak për fuçi.

Rama: Unë flas për çmimin sot nëpër botë, është rritur.

Rakipi: Merrni vetëm Rajonin dhe si ka si ne

Rama: Është rritur çmimi. Ne kemi edhe taksën e qarkullimit këtu. Kjo taksë është vënë nga Ritvan Bode dhe është nga pak gjërat me logjikë. Në këtë mënyrë mblidhet ajo taksë. Në vendet e rajonit e kanë veç. Ne kemi edhe një taksë karboni tek nafta. Por ajo që kam thënë është se nafta ka qenë më e shtrenjtë në 2013-ën se sa në këtë periudhë.

Rakipi: Është luajtur gjithnjë me këtë dhe Shqipëria është vendet më të shtrenjta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy