Nazarko: Pas 14 majit, grupi që është te Partia e Lirisë do kërcejë i gjithi te PD. Aty do bëhet dasma e madhe, pa Sali dhe Metë

Nazarko: Pas 14 majit, grupi që është te Partia e Lirisë do kërcejë i gjithi te PD. Aty do bëhet dasma e madhe, pa Sali dhe Metë

Analisti Shpëtim Nazarko situatën e Partisë Demokratike e sheh se do të përcaktohet pas zgjedhjeve të 14 majit, ku qoftë pjesa e Sali Berishës, e Partisë së Lirisë apo e pjesës tjetër të pd, do marrin gjithnjë e më pak bashki nga sa kanë marrë përpara.

Nga studio e MCN Live, Nazarko tha se populli opozitar nuk i jep kurrë votë Edi Ramës, por se fakti që partia nuk funksionon çon në konkluzionin se nuk do i bëjnë kurrë votat.

Ka dy probleme, një problem që është kryesor, që po vajta me Berishën ku është shumica, kam probleme për të ardhmen time se nuk më njeh njeri nesër.

Një problem tjetër po aq principial, është e ardhmja e këtij grupimi brenda Partisë së Lirisë.

Është padiskutim e kompromentuar se zgjedhjet nga viti 2013 e këtej, kanë treguar se PD bashkë me LSI kanë humbur 200 mijë vota.

Unë vetë jam shumicë dhe ha dy goditje, një që s’na pranon njeri nesër dhe dy kompromentohem te Partia e Lirisë.

Pas 14 majit, grupi që është te Partia e Lirisë do kërcejë i gjithi te PD-ja e vulws, dhe aty do bëhet dasma e madhe, pa Sali dhe pa Metë.

Në situatat e vështira nuk mund të tentosh të bësh menjëherë iniciativë agresive. Ai po mban partinë e vetë me siglën.
Pjesa e popullit opozitar që nuk do të venë në zgjedhje, reflektojnë në një farë forme, pjesën që nuk shkon as këtej dhe as andej.

Nazarko shtoi se grupimi i Berishës i shkuar te Partia e Lirisë, i duhet patjetër sigla për t’u bashkuar më tej.

Këta kanë dy probleme të pakalueshme që Berisha është non grata dhe së dyti është problemi i bashkëjetesës me LSI-në i cili i ka sjellë vetëm humbje deri në 200 mijë vota.

Zero vota është Basha me Alibeaj, kanë vetëm siglën. Berisha në maksimumin e vetë nëse ka 97% të votave, shumicën absolute. Kjo shumicë absolute bashkë me PD-në, bashkë me Partinë e Lirisë.

Të dy bashkë si sasi mekanike do arrijnë një sasi të caktuar votash. Nëse kjo sasi do arrijë një shifër që i afrohet 60-70% të PD-së së dikurshme bashkë me Partinë e Lirisë.

Do vij momenti do i thuhet Berishës, të tëra i pate, hiq siglën. Problemi i dytë, ata që kanë ndërtuar këtë makinacion, Basha-Alibeaj, kanë bërë ca hesape që ta ruajnë vulën për vete.

Kjo pjesë e Berishës dhe Metës, po të shohësh kompozimin e tyre nëse në shumicën e Këshilltarëve Bashkiakë ka shumicën e këshillave me shumicë të LSI, kjo shumicë do jetë e tillë që do e braktisë Berishën më shpejt nga sa mendoni.

Këta që ka Berisha do venë te sigla dhe do i thonë Alibeaj-Bashën ne përdorëm Berishën, i morëm këto vota dhe i sollëm këtu.

Pa ikni dhe ju të bëjmë zgjedhje nga e para. Në pozicionet e vështira nuk bëhen asnjëherë iniciativa se thyen kokën.

Sipas tij, problemi real i Lulzim Bashës do të jetë kur ata njerëz që do të mbledhin një sasi të madhe votash, do ia plasin në derë dhe ai do vihet në pozicion të vështirë ndaj votave të marra dhe aty do të pritet zgjedhja e liderit të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy