Preçi: Paratë e pista kanë ulur konkurencën në treg, qarkullojnë në banka dhe lojërat e fatit (VIDEO)

Preçi: Paratë e pista kanë ulur konkurencën në treg, qarkullojnë në banka dhe lojërat e fatit (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi në një liudhje skype me MCN Live teksa ka folur për paratë informale u shprejh se ato kanë ulur konkurencën në treg, teksa theksoi se 40% e buxhetit të bashkisë po shkon në ndërtim.

Ai tha se  paratë e pista qarkullojnë dhe në banka dhe lojërat e fatit dhe se janë grupet kriminale ato që kanë në dorë pushtetin vendor dhe se fluksi i këtyre parave vjen nga korrupsioni, lëndët narkotike dhe sektopri i ndërtimit.

Sipas tij, politika duhet të marrë përgjegjësinë dhe të heqë dorë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Penetrimi i parave informale dhe kriminale në ekonomi ka si rezultat devijimin e konkurrencës, pra nuk ka më konkurrencë, së dyti përkeqëson klimën e biznesit dhe në të njëjtën kohë bizneset më në vështirësi financiare vihen në trysni të tyre dhe për fat të keq gjendja e sotme e ekonomisë tregon se këto para kanë penetruar në ekonomi.

Mjafton të shohim kullat dhe bumin e ndërtimeve, bashkia jep 40% të pagesave për ndërtuesit, kurse shumica e ndërtuesve i pompon këto para në këtë sektor thjeshtë për legjitimimim. Qarkullimi parave jashtë bankës bënë që dhe administrata tatimore të ketë vështirësi në mbledhjen e taksave.

Kështu që parë në tërësi nuk mendoj se Shqipëria bënë pis paranë, unë e shoh si fenomen, ndotja e ekonomisë shqiptare nga paratë informale vijnë nga korrupsioni, trafiku i drogës, dhe burimi kryesor mbetet Amerika latine.

Për fat të keq ka një vazhdim të martesave të vendit me paratë që vijnë nga këto zona dhe ka një tolerancë të ligjzbatuesve të këtyre agjencive që përkeqësojnë situatën. Nuk janë të përjashtuara nga këto para as bankat dhe lojërat e fatit.

Më tej ai shtoi se problemi është se ne paguajmë taksa për agjencitë ligjzbatuese dhe ato kanë detyrim ta mbrojnë ekonominë nga ndikime të kësaj natyre dhe nuk duhet të presim ti zgjidhin këto probleme diplomatët dhe perëndimi.

Deformimet në ekonomi janë të thella dhe lidhen me mungesën e prodhimit vendas dhe mungesat e politikave vendase, nuk shoh reflektim në politika të rëndësishme.

Për dosjen Çela doja të thoja se është një rast emblematik Elbasani ku me aq sa kemi të bërë publike sot ka të bëjë me kapjen e shtetit me grupet mafioze dhe përdorimi i pushtetit vendor, në arsim, shëndetësi, në zgjedhje, fonde publike nën ndikimin e këtyre parave. S’ka rast më të plotë të indicieve të ofruara, kështu që kjo situatë është një dëshmi e dështimit të institucioneve dhe njëkohësisht e rënies në dorë të mafies të pushtetit vendor.

Do urreja të jetoja në një republikë prokurorësh, por ne duhet të kërkojmë llogari të gjitha agjencive shtetërore që për fat të keq nuk po mbështesin sa duhet dhe si duhet punën e SPAK.

Preçi theksoi se nëse shohim paranë informale mund të thuhet se kjo para mbetet e lartë në mënyrë konstante dhe këtu mund të përmendim remitancat e emigracionit, sigurimet shoqërore që nuk paguhen dhe taksat.

Sa i takon parasë kriminale, pesha specifike e sektorit kriminal në ekonomi është zgjeruar nga aktivitete më fitimprurëse sepse paraja tashmë s’ka më ngjyrë, por të gjithë vrapojnë pas normës së fitimit.

Ekonomia vijon të zotërohet në mënyrë të dukshme nga krimi i organizuar, oligarkë, persona që si kanë falë meritës bizneset, në këtë kuptim këto klasifikime nuk pasqyrojnë statusin e vendit.

Bankat janë nga institucionet më të rregulluara, institucione të ardhura nga jashtë, por jam skeptik për rolin e mbikëqyrjes së bankave për të nxitur konkurrencën. Bankat janë të ekspozuara gjerësisht ndaj politikës dhe pastrimit të parave.

Sa i përket ligjit të lojërave askush nuk mund të na shpjegojë pse ndodhi mbyllja e tyre dhe pse ka indicie se volumi i parave në këtë sektor mbetet shumë i lartë. Në pronësi të lojërave të fatit ka persona me lidhje të ngushta politike dhe se janë atje pikërisht për këto lidhje.

Për fat të keq dhe pas ndërhyrjeve vonon vënia në punë e ligjit që të mund të rregullohet në mënyrë të përshtatshme dhe të mos jetë një mekanizëm i shpëlarjes së parave të pista dhe ku paratë e pista të Amerikës latine të spastrohen. Rregullimi i situatës është përgjegjësi e qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy