Jam telefonuar sot nga i shumëkërkuari Klement Xhaferri, Lala: Më ka kërcënuar haptazi, policia nuk ka reaguar

Jam telefonuar sot nga i shumëkërkuari Klement Xhaferri, Lala: Më ka kërcënuar haptazi, policia nuk ka reaguar

I shumëkërkuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Klement Xhaferri në Elbasan është denoncuar publikisht mbrëmjen e sotme nga gazetarja e kronikës Klodiana Lala.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për ngjarjen, Lala tha se është telefonuar sot nga i shumëkërkuari Xhaferri, i cili siç u shpreh ajo e ka kërcënuar haptazi dhe policia nuk ka reaguar, ndërkohë që biseda ka është e regjistruar.

“Unë personalisht jam telefonuar sot nga i shumëkërkuari Klement Xhaferri. Kam qenë në vendin e ngjarjes, me burime të konfirmuara zyrtarisht, i kam nxjerr emrin në transmetim live. Po ju them kaq, unë isha në vendin e ngjarjes, është shpallur personi në kërkim se ishte pjesë e ngjarjes, në të qintat e sekondës ka gjetur celularin tim dhe më ka kërcënuar haptazi dhe policia nuk ka reaguar. Kjo telefonatë është e regjistruar sepse ai ishte nën përgjim. Unë e di se çfarë është realiteti. Megjithatë unë sërish nuk inkurajoj përplasjet sepse rruga në përplasjen mes bandave dhe disa njerëzve të tjerë kushdo qofshin nuk ka më marrëveshje, por krisje”, tha Lala.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy