
Pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Tetova i moshës 53 vjeçe, një 60 vjeçar nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 57 vjeçe, një pacient 60 vjeçar nga Struga dhe një tjetër 60 vjeçar nga Manastiri.
Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1618 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 88 prej tyre.
Rastet e reja janë shënuar janë shënuar në Shkup-45, Kumanovë-4, Shtip-1, Prilep-7, Tetovë-6, Strugë-3, Manastir-2, Ohër-3, Gostivar-1, Strumicë-7, Kriva Pallankë-2, Koçanë-3, Makedonski Brod-1, Vinicë-1 dhe Kërçovë-2.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut 705 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 16.867.



