Si pasojë e një gabimi tragjik, një pacienti i amputohet këmba e gabuar në një spital Austriak.
Burrit 82-vjeçar duhej t’i pritej këmba e majtë të martën, tha në një deklaratë klinika Freistadt.
Vetëm pak para operimit u shënua këmba e gabuar. Gabimi u kuptua të enjten vetëm pasi u hoqën fashat.
Klinika, që ndodhet afër kufirit me Republikën Çeke, e përshkroi aksidentin si një gabim tragjik dhe kërkoi falje publikisht.
Kompania shëndetësore e Austrisë së Epërme ka nisur hetimet njëkohësisht me zyrën e prokurorit të përgjithshëm.
Sipas kompanisë, pacienti vuante nga disa sëmundje, që preknin këmbët e tij, njëra ishte prekur aq rëndë sa duhej të amputohej.
“Fatkeqësisht, si pasojë e një serie rrethanash fatkeqe gabimi ndodhi”, tha një deklaratë për shtyp.
“Ju sigurojmë se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të sqaruar çështjen dhe për të shqyrtuar dhe hetuar të gjitha proceduarat e brendshme.”
Pacientit dhe të afërmve të tij, u është ofruar ndihmë psikologjike shtoi kompania shëndetësore. Këmba tjetër e pacientit duhet të amputohet, siç ishte planifikuar në operacionin fillestar./Euronews/



