Brexit, Donald Tusk: BE nuk dëshiron të krijojë mur me Britaninë

Brexit, Donald Tusk: BE nuk dëshiron të krijojë mur me Britaninë

Donald Tusk ka insistuar se BE nuk dëshiron të ndërtojë një mur, por Brexit do të thotë ne do të shkojmë larg.

Presidenti i Këshillit të BE tha se kryeministrja Tereza Maj dëshironte të tregonte me çdo çmim që Brexit të mund të ishte një sukses, por ky nuk ishte objektivi i BE.

Ai ka prezantuar draft udhëzimet e BE-së për negociata me Mbretërinë e Bashkuar, për marrëdhëniet mes dy palëve, pas përfundimit të procesit të Brexitit.

Tusk tha se BE dëshironte një marrëveshje të "tregtisë së lirë" ambicioze dhe të avancuar - dhe aksesin e vazhdueshëm në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar për anijet e peshkimit të BE, raporton BBC.

“Marrëveshja jonë nuk do ta bëjë tregtinë në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian më të butë. Sipas tij marrëveshja do të jetë më e komplikuar dhe më e kushtueshme për të gjithë. Kjo është esenca e Brexit”, ka thënë Tusk.

Presidenti i Këshillit të BE ka thënë se do të shënohej hera e parë në histori që një marrëveshje e tregtisë së lirë, do të dobësonte dhe jo forconte, marrëdhëniet ekonomike.

Drafti i udhëzimeve të Këshillit Europian bën thirrje për qarkullim zero të tarifave të mallrave ku BE ka një tepricë.

Dokumenti gjithashtu thotë se qasja për shërbimet do të kufizohet nga fakti se Britania e Madhe do të jetë jashtë BE-së dhe nuk do të ketë më një kuadër të përbashkët rregullator dhe gjyqësor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy