Basha: Maxhoranca, plan kriminal për të kapur të gjitha institucionet

Basha: Maxhoranca, plan kriminal për të kapur të gjitha institucionet

Partia Demokratike akuzon maxhorancën se ka një plan kriminal për kapjen e çdo institucioni. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha në një dalje për mediat se rasti i Gkykatës Kushtetuese tregon qartë që maxhoranca dhe kryeministri Rama nuk e duan drejtësinë e pavarur. Basha tha se për maxhorancën qeverisëse, kapja e institucioneve dhe shkelja hapur e ligjeve është kthyer në normë. Për kreun e demokratëve, Parlamenti ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm, që megjithatë, kalojnë ligje që grabisin pronat dhe xhepat e qytetarëve. "Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, kapja e çdo institucioni tani nuk është më përjashtimi por rregulli. Kuraja me të cilën kjo maxhorancë dhe ky kryeministër u përpoqën të shkelnin dhe të dhunonin Kushtetutën, të uzurponin kompetencat e një institucioni tjetër siç është ai i Presidentit të Republikës, në mënyrë që të kapnin një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që me Kushtetutë nuk i takonte të emërohej as nga Edi Rama, as nga Ardian Dvorani por nga Presidenti i Republikës dhe lehtësia me të cilën u munduan ta kalojnë këtë tregon dimensionin e vërtetë kriminal të këtij plani për kapjen e çdo institucioni dhe është mbi të gjitha tregutreguesi i paligjshmërisë totale ku noton vendi", tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy