
Tetë viktima është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur orët e para të së martës, në Përmet. Makina që transportonte emigrantë nga vendet e Lindjes, tentoi ti shpëtonte ndjekjes së policisë. Si pasojë e shpejtësisë së lartë, drejtuesi humbi kontrollin dhe përfundoi në anë të lumit Vjosë. Si pasojë humbën jetën të gjithë udhëtarët.



