Një protestues iranian, Majidreza Rahnavard, u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Mashhad të Iranit, i akuzuar për vrasjen e dy anëtarëve të forcës paraushtarake të themeluar nga Ayatollah Khomeini.
Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit Mizan, Rahnavard u dënua për “muharebeh”, luftë kundër Zotit, për vrasjen me thikë të Hossein Zeinalzadeh dhe Danial Rezazadeh, dhe plagosjen e katër të tjerëve në Mashhad, provincë nga Khorasan Razavi, më 17 nëntor.
Protestat masive kanë përfshirë Iranin që nga 16 shtatori, pas vdekjes në paraburgim të së resë Mahsa Aminit, e akuzuar për mbajtje hixhabi në mënyrë “të pahijshme”.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, Rhanavard u rrah rëndë në paraburgim, aq sa pësoi thyerje të krahut gjatë arrestimit.
Ai u shfaq më tej në televizionin shtetëror duke rrëfyer për vrasjet, sipas vëzhguesve dhe aktivistëve nën presionin e autoriteteve.
Majidreza Rahnavard është protestuesi i dytë i ekzekutuar pas Mohsen Shekarit, i cili u var të enjten e kaluar, gjithashtu i dënuar për Muharebeh, për pjesëmarrje në një bllokim të rrugës dhe plagosjen e një ushtari gjatë protestave.



