Escobar dhe Lajçak pas takimeve me liderët e Kosovës: Na siguruan se s’do ketë dhunë më 1 shtator

Escobar dhe Lajçak pas takimeve me liderët e Kosovës: Na siguruan se s’do ketë dhunë më 1 shtator

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përfunduan takimet me liderët e Kosovës, duke u shprehur se ata janë të angazhuar për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi në Kosovë më 1 shtator.

Escobar tha se është siguruar nga Prishtina dhe Beogradi se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, datë kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime. Ai shtoi se pret propozime konkrete për zgjidhje.

Mendimi im i vetëm është se unë jam këtu për të dhënë mbështetjen për të gjetur një rrugë përpara për të gjitha këto çështje të vështira. Detajet se si shkojnë përpara janë në të vërtetë për dialogun, por unë doja të sigurohesha që njerëzit të kuptojnë se vizita ime këtu ishte me të vërtetë për të treguar mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE. Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu për t'u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira, dhe i gjithë ai optimizëm të përkthehen në një propozim konkret”, tha ai.

Lajçak tha se gjendet në Kosovë për të siguruar se asgjë e keqe nuk do të ndodh më 1 shtator.

Diskutim shumë i gjatë dhe i detajuar me Kryeministrin dhe gjithashtu me zonjën presidente. Por procesi vazhdon, sigurisht që kemi edhe disa takime të tjera këtu dhe më pas do të vazhdojmë në Beograd. Por, mesazhi më i rëndësishëm është se ne jemi këtu së bashku me Gabriel Escobar, para së gjithash për të treguar se uniteti midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara është i plotë dhe nuk mund të jetë më i mirë. Ne po punojmë krah për krah kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe së dyti që komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që pamë në terren më 31 korrik, dhe presin që ne të gjithë së bashku, negociatorët, lidershipi i Kosovës dhe lidershipi i Serbisë të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy