Banorët të shqetësuar nga projekti: Pa rrugë Tushemishti kthehet në xhep të vdekur

Banorët të shqetësuar nga projekti: Pa rrugë Tushemishti kthehet në xhep të vdekur

Projekti për zhvillimin e Tushemisht në Pogradec, fshati emblematik i Teto Ollgës ka ngjallur shqetësime të shumta te banorët.

Ata kërkojnë ndërhyrje në masterplanin e zhvillimit të zonës që ka nisur qeveria, për shkak se dëmtohet aktiviteti turistik, pasi rruga ekzistuese do të kthehet në pedonale.

Emisioni “Fol” dhe ekipi i MCN TV, u ndalën me banorët e këtij fshati, të cilët renditën shqetësimet e tyre.

Drupal Ad

Kam një restorant të vogël në Tushemisht, aty ushqehem. I gjithë vendi është me punë dhe çdo të mirë.

Duhen pyetur 10 veta këtu, s’mund ta bëj projektin portugezi. Në doganën e Tushemishtit vijnë 100 autobusë në ditë.

Pse s’u bë ky projekt me parkingje, me rehatllëqe. Ky projekt është investim vetëm për gjuetarët e zhabave ose të rosave të egra.

Duhet të ketë rrugë të gjerë, të bollshme dhe me parkingje. Nuk e dua rrugën pedonale. Ka vend ku të ketë pedonale, që nga Voloreka në Pogradec.

Nuk do lejohet hyrja e turistëve nga dogana. Autobusët duhet të kalojnë këtu siç kanë kaluar.

Çfarë do projektuesi ne e ndihmojmë, si mundet ky vend me kaq shumë njerëz, nesër kur të bëhet projekti, të mos shikosh një fytyrë.

Një tjetër banor tha se po shkojnë rreth 30 milionë dollarë investime në rrugë dhe shëtitore në zonë, por se problemi kryesor që shfaqet është aksesi i automjeteve në strukturat e hotelerisë dhe ato rezidenciale.

Projekti mbart në vetvete një potencial të madh të lëvizjes, ne duam që ky potencial të kalojë dhe në fshatin tonë. Nuk mund ta kthesh në një xhep të vdekur.

Duam që ky projekt të shoqërohet me një masterplan, me gjithë rrugët hyrëse dhe dalëse.

Na kanë thënë që do e zgjidhin me kohën, na është premtuar si nga Fondi Amerikan i Zhvillimit dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Nuk shikojmë që të ketë një masterplan të zonës, është projektuar vetëm shëtitorja dhe unaza që kalon në Pogradec-Tushemisht- Doganë.

Nuk jemi kundër vizionit të projektit. Nuk mund të anashkalohet një fshat i tërë. Mjetet elektrike të bashkisë nuk janë zgjidhje.

Të lejohen makinat në hotelet që kanë parkime. Vijnë me makinat e tyre.

Klientët që duan ta shfrytëzojnë nga parku i Drilonit deri në Tushemisht, le të marrin mjete elektrike, biçikleta, mjete ujore.

Ndërsa një tjetër banor thotë se rruga duke qenë shëtitore e ndërpret trafikun për të hyrë ne pjesën e djathtë të fshatit.

Kërkojmë që të krijohet një rrugë dytësore me një sens, për të hyrë. Merre tokën, le të bëhet projekti, edhe pse na e marrin tokën si tokë bujqësore.

Gjysma e fshatit nuk ka akses fare në rrugë. Po pati fluks le të ketë kufizime të pjesshme, por rruga duhet.

Rrugën e kanë projektuar nga Google, nuk e kanë parë nga afër. Projekti në letër dhe në terren lëvizin shumë sa nuk bëhet.

E kanë ngritur rrugën 4 metra nga toka. Rruga e re pengon hyrjen në parcela.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy