Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Kush do të rrëzojë qeverinë nuk flet, por vepron

Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Kush do të rrëzojë qeverinë nuk flet, por vepron

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka marrë për bazë këshillën e presidentit të vendit, i cili e ka kërkuar atij të korrigjojë deklaratat.

Por me sa duket deklaratat e djeshme të presidentit nuk e kanë lëkundur aspak kryeministrin e vendit, dhe deklaroi se ata që kanë ndërmend ta rrëzojnë qeverinë nuk flasin, por vetëm e bëjnë këtë.

“Kush e ka njet me e rrëzu qeverinë nuk flet. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. E vetmja mënyrë me e mbajt gjallë është përmes ndonjë skenari të dhunës”, është shprehur ai.

Haradinaj në një konferencë për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, ka mohuar se deklaratat e kohëve të fundit kanë karakter personal mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi.

“Unë nuk e kam me të. E kam me temat. E dini se çka kemi hjek për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, Haradinaj mohoi të ketë bërë një premtim të tillë, teksa shtoi se ky i fundit do të bëhet vetëm ashtu siç thotë Kushtetuta.

E sa i përket deklaratave të fundit mbi atë se AKI ka dërguar informata të rreme në Gjykatën e Hagës, kryeministri tha se roli i saj është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe si e tillë, nuk duhet të lëshohet fare në deklarata të tilla duke u marrë me to.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy