
Asgjë nuk është më e keqe se të zgjoheni në mes të natës, të djersitur sikur sapo keni vrapuar në një maratonë dhe të keni nevojë të ngriheni nga shtrati për të ndërruar pizhamet dhe çarçafët përpara se të përpiqeni të bini përsëri në gjumë.
Por kjo është pikërisht ajo që 10 deri në 60 % e popullsisë përjeton çdo vit, sipas studimit të botuar në "Journal of the American Board of Family Medicine".
Pyetja është, pse? Nxehjet mund të ndodhin në çdo kohë gjatë ciklit tuaj menstrual, ditën apo natën, dhe jo vetëm gjatë menopauzës.
"Çdo ngjarje hormonale që shkakton një ulje të konsiderueshme të estrogjenit ndikon në termostatin e trupit në hipotalamus, i cili kontrollon temperaturën e trupit dhe mund të çojë në afshe të nxehta".
Edhe pabarazitë e tjera hormonale mund të shkaktojnë gjithashtu djersitje gjatë natës. Këto përfshijnë hipertiroidizmin ose sëmundjen e veshkave, e cila ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm kortizol ose aldosteron.
Pra, ndërsa cikli juaj mujor mund të jetë fajtor për djersitjet periodike gjatë natës, nëse e shihni se kjo ndodh më shpesh, ia vlen të bëni një takim me mjekun tuaj për të përjashtuar shkaqe të tjera.
Ka gjithashtu një sërë faktorësh të tjerë që mund të kontribuojnë në djersitjen e natës, duke përfshirë sheqerin e ulët në gjak dhe medikamente të caktuara si antidepresantët. Në disa raste, djersitja gjatë natës mund të jetë edhe shenjë e infeksionit.
“Nëse këto episode ndodhin vetëm gjatë natës, sigurohuni që ta njoftoni mjekun tuaj, si dhe të përmendni çdo simptomë tjetër që keni, ndonjë udhëtim të fundit ose ndonjë ekspozim ndaj njerëzve që mund të jenë të sëmurë.



