Miliona euro shpërndahen çdo vit për subjekte të caktuar nga shteti.
Në vitin 2023 janë ndarë përmes Ligjit të Ndihmës Shtetërore 83 milionë € të cilat nuk dihet se a kanë shkuar te kompani që vërtetë kanë nevojë, siç janë bizneset e eksporteve, të cilat janë në vështirësi të mëdha nga zhvleftësimi i euros.

Përfaqësuesi i biznesit të eksporteve Gjergj Gjika, thotë për “MCN economy” se me këtë ligj, eksportuesit nuk e gjejnë vetën fare të ndihma e qeverisë.
Ne duhet te sqarohemi një gjë, fokusi qe ka çdo qeveri nëse këto janë lek të buxhetit të shtetit për industri të caktuara.
Tani në një shtet si Shqipëria, me këta banorë, duhet bërë kjo analiza, nga 2. 4 milionë banorë, 700 mijë janë pensionistë, janë in aktiv, nja 800 mijë janë fëmijë, nga këta 900 mijë veta, popullsi aktive, 90 mijë punojnë në një sektor, i destinuar për eksport, që jep 42% të të ardhurave nga eksporti, e përkthyer shqip sjellë € në Shqipëri. Dhe të mos mbështeteshim financiarisht sepse ne kontribuojmë ne këtë shtet financiarisht në mënyrë direkte dhe indirekte.
Kush është mënyra direkte është sepse kemi hapur me mira vende pune, nga ana tjetër, indirekte, se duke dhënë ato rrogat dhe duke dhënë dhe shpërblime tjera, mbajmë këtë ekonomi gjallë.
Tani çfarë ndodh, ok është marrë një vendim politik që do ndihmojnë këto sektorët jo sporti jo tregti, nuk kam gjë më të, por ndihma shtetërore po të lexosh ligjin thuhet se në mënyrë permanente ose të përkohshme kanë pasur një dëmtim.
Për eksportuesin Gjika, më të dëmtuar janë rreth 1 mijë kompani të cilat nuk dëmshpërblehen sipas nevojës që kanë.
Janë rreth 50 mijë shqiptar të përfaqësuar në rreth 1 mijë kompani të cilët janë dëmtuar nga kjo politikë sepse e kanë deklaruar nga i pari i qeverisë dhe deri te bishtat tjerë se kjo është falë zhvillimit, etj.
Tani çfarë ndodh, një pjesë gjatë zhvillimit u dëmtuar se iu murr toka psh, pra, neve jemi dëmtuar nga kjo, duhet të dëmshpërblehemi, dhe ky ligj është tipik rasti unë, që kush ka nevojë nuk ka dhe kush nuk ka nevojë, ka dyfishin e asaj që ka ky nevojë.



