1 maji i punëtorëve/ Sindikatat: Është një ditë që kujtojmë se kemi të drejta! (VIDEO) 

1 maji i punëtorëve/ Sindikatat: Është një ditë që kujtojmë se kemi të drejta! (VIDEO) 

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Teksa ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës, në Tiranë sot sindikatat janë mbledhur në një manifestim sensibilizues.

Në mikrofonin e MCN live, Sindikatat e Mjekëve, të Shërbimeve Policore dhe qytetarët të tjerë theksojnë se kjo është një ditë për të kujtuar se kemi të drejta, ndërkohë që vazhdon kërkesat për të drejtat e punëtorëve.

Genc Stroni kreu i Sindikatës së Mjekëve: 

Sot është një ditë që neve do duhet ta ndryshojmë konceptin nga ai që ka qenë për ditë festë të përpiqemi edhe të njëjtën kohë të kërkojmë të drejtat tona. Ka qenë në Çikago ku janë kërkuar të drejtat e punonjësve dhe kështu që ta përafrojmë edhe festen edhe protestimin, të dyja së bashku, që vlen të marrin ngjyrat e veta.

Sa i përket problematikave ato janë të shumta jo vetëm në vendin tonë, por edhe ne botë, ku punëtoret po ngrihen për të drejtat e tyre.  

Duhet të vlerësohen punëtorët, më pas vjen pagesa, kushte në punë, sot pothuajse të gjitha sindikatat kanë një qellim të shikojnë kushtet dhe pagesat e punës të shikohen hap pas hapi.

Valentin Macaj, kreu i sindikatës së shërbimeve policore:

Sot është një ditë të vit të cilin si rregull duhet ta respektojnë punonjësit dhe të gjithë ata që pësojnë padrejtësi në vendin e punës.

Sot është një ditë reflektimi, ditë solidarizimi, një ditë për tu angazhuar dhe për të njohur të drejtat dhe për të folur ata që kanë ankesa.

Kemi pasur  beteja disavjeçare për të përmirësuar sektorin e punonjësve të policisë në sistemin e burgjeve. Jemi përplasur, jemi persekutuat, vitin e fundit kemi pasur disa arritje që nuk ishin menduar përgjatë 30 viteve.

Kemi pasur rritjen graduale të pagave, normal që nuk është e mjaftueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy