Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Falmur Golemi thotë se në bashkinë e drejtuar prej tij niveli i papunësisë është 4%, ndërsa si problem sheh largimet dhe mungesën e punëtorëve.
Golemi deklaroi në emisionin MCN Economy se ka të rinj që largohem dhe që kthehen, por shtoi se balanca me shifra, ka kaluar që janë larguar më shumë nga sa kanë ardhur.
Sipas tij, ka shembuj të të rinjve që kanë ardhur në vendin tonë që po kthehen dhe po investojnë në qytet, duke krijuar ekonominë për vendin e vetë dhe duke zhvilluar turizmin.
Një grup tjetër që nuk haset vetëm në Gjirokastër paraqiten te zyrat e bashkisë dhe kërkojnë vetëm punë shtet dhe e kanë të pamundur të shkojnë në biznese ku nuk kanë nevojë për kualifikim specifik, qoftë sanitare, kuzhinier, banakier, të cilat janë shumë të kërkuara në pjesën që operojmë në turizmin e qytetit. Duhet liberalizuar tregu i punës, se është problem për zhvillimin e turizmin.
Ajo që kërkojnë bizneset me atë që ofrohet në treg. Ka nevojë për ndërhyrje dhe mbështetje por ehe vetë bizneset duhet ta shohin si problem të tyre. Ta shohin Gjirokastrën si destinacion fundjave, por edhe më shumë se kaq, ofron bukuritë, tashmë dhe detin brenda. Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra. Gjirokastra nuk është e imunizuar ka pasur largim të banorëve, edhe prej faktit se është pranë kufirit.
Shumica e qytetarëve që largohen nga Gjirokastra, nuk po shkojnë drejt Tiranës, por drejt vendeve europiane. Problematika kemi me bizneset që ofrojnë aktivitete, edhe me fasonerinë. Duhet raport më i drejtë edhe me punëmarrësit për pjesën e pagesës. Për të pasur një raport më pozitiv, në raport me pagesën, duke ushtruar ndikimin e tyre për të mos u larguar nga qyteti. Shumë biznese të vetëpunësuar e shohin jetesën në qytet.
Flasim për numër pozitivisht në rritje. Ka banor që largohen nga qyteti. Qyteti ka nevojë për njerëz, që gjirokastritët ta zhvillojnë këtë qytet. Problematikë me fshatrat ku ndonëse është investuar, ka infrastrukturë problematike si Golemi dhe Zhulati. Do fokusohemi te këto zona që janë shumë të bukura dhe ofrojnë shumë, edhe investimet që po bëhen, në ujësjellësa. Për tu ofruar së pari rezidentëve një jetë më të mirë.
Ka biznese të huaja në fushën e fasonerisë. Por edhe biznese në fushën e turizmit, struktura akomoduese, bujtina, të huaj që mund të kenë ardhur si turistë dhe kanë qëndruar në Gjirokastër, duke u bërë banorë. Janë bërë investitorë, kanë blerë, kryesisht bujtina dhe Guest house. Dallëndyshet e para që po vijnë për të investuar në qytet.
Kalaja është pika më e rëndësishme por kemi mbi 500 shtëpi monument kategori e parë ose e dytë. Shumë shpejti do kemi gati dy muzetë etnografikun dhe Shtëpinë Kadare. Kalaja ka menaxhim të dyfishtë, nga ministria e Kulturës dhe dy muzetë ai i luftës dhe i armëve që menaxhohen nga bashkia. Në diskutime dhe vetë ministrja ka shprehur pëlqimin për të pasur një koordinim për menaxhim të përbashkët.
Bileta është 4 mijë lekë të vjetra, hyrja në pjesën e brendshme, ndërsa në pjesën e jashtme dhe në muze 2 mijë lekë të vjetra që menaxhohet nga bashkia. Turistët nuk e pëlqejnë këtë pjesë. Por Gjirokastra ka pasur dhe ka edhe dashurinë dhe mbështetjen e gjithë donatorëve.
Golemi informoi se po përfundon ndërhyrja në teatrin e qytetit, ku është ndërhyrë pas më se 40 vitesh.
Po bëhet gjithë pjesa e ndërhyrjes në pjesën e shtëpive, muzeve dhe infrastrukturën arsimore. Ndërhyrja në Pallatin e Sportit është e domosdoshme, në 17 korrik do të kemi një aktivitet të rëndësishme në aerodromin e qytetit. Dhe parku dhe liqeni i Viroit.
Gjithë lugina e Drinos është përfshirë në zonat e mbrojtura, do të ndërhyjmë te liqeni i Viroit që të jetë gjithë vitin me ujë, se në verë thahet. Qoftë liqenin dhe aerodromin do i kthejmë në pika me interes.
Sa i takon reformës territoriale, deklaroi se ka një zhvillim të balancuar mes zonës urbane, qendrave të bashkive, zemrës së qytetit në raport me periferinë dhe aq më tepër me zona të caktuara.
Për ta quajtur këtë mozaik si të tërë, ka nevojë që banori i Gjirokastrës të mbështesë banorin e një fshati, për shembull Zhulatin që ka po aq resurse dhe bukuri që do i kthejë pas në zhvillimin ekonomik që do afrohet.
Është një nga reformat më pozitive që ka ndodhur bashkimi dhe shkrirja e gjithë njësive, bashkë me njësitë që ka qenë qyteti, në një të tërë.



