
Ish-zv. ministri i mbrojtjes Arian Starova në MCN Live ka komentuar lidhur me qëndrimin e Ramës për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Ai e ka konsideruar një veprim të gabuar dhe se pavarësisht gabimeve kjo mbledhje duhet të ishte bërë. Sipas tij, ky veprim i rëndë i Ramës përcjell një mesazh negativ për të gjithë shqiptarët. “Di të them se anulimi i mbledhjes në mënyrë të njëanshme aq më shumë që u konfirmua dhe nga një qëndrim të mbajtur nga Kurti tregon se ishte veprim i gabuar. Nqs mbledhja ishte lënë, pavarësisht se kishte probleme të tilla, ky ishte një rast për të diskutuar. Nëse Rama do donte një takim të veçantë në një rreth më të ngushtë këtë mund ta bënte gjatë kohës që bëhej kjo mbledhje, por ideja e anulimit më duket një mesazh i keq për shqiptarët dhe jo vetëm ata të Kosovës. Nëse Kurti po vepron sipas Ramës në kundërshtim të asaj që duhet, ti anulon mbledhjen, kjo është e padrejtë sepse kush je ti që vendos anulim të njëanshëm kur mbledhja është vendosur nga të dyja palët. Mendoj se i gjithë ky veprim i djeshëm ka qenë i gabuar vetëm se ai s’pranoi të diskutoj projektin e tij që përmbajtjen s’ja dimë. Nuk mund të veprohet kështu, Kurti është koleg i Ramës, por këto janë veprime të Ramës për ti imponuar. Kosava është republikë e pavarur dhe Rama s’ka të drejtë ti bëj të fortin Kosovës”. Në vijim ai theksoi se Rama ka qejf ta bëjë protagonizmin, dhe nga komuniteti ndërkombëtar mendoj se Rama e ka marrë përgjigjen për këtë lloj plani. Ai tha se nuk mund të pranohet asosacioni me kompetenca ekzekutive. “Asosacioni është një arrë gungë, një sfidë shumë e madhe për Kosovën dhe Serbinë dhe s’mund të pranohet me kompetenca ekzekutive. Qeverinë Kurti e akuzojnë se nuk po dëgjon aleatët, por ai e ka thënë se kam respekt të madh për ta, por si mundet ai të pranojë një asosacion me kompetenca ekzekutiv. Askush s’ka një ide se si mund të pranohet ky asosacion pa cenuar sovranitetit, dhe ma merr mendja as te kjo e Ramës nuk është parë. SHBA dhe BE përse këmbëngulin me kaq shumë forcë për asosacionin, kjo është një trysni e padrejtë ndaj Kurtit. Duhet komunikim i vazhdueshëm për të gjetur zgjidhjen, është i gabuar trysnia për një asosacion të shpejtuar. Kurti ndoshta ka gabuar që shumë e ka zgjatur shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës. Mendoj se ai veproi siç duhet, zgjedhjet u njohën”.



