
Një aksidenti i rënd ka ndodhur në aksin rrugor Shkup-Tetovë ku një autobus pasagjerësh doli jashtë rrugës duke u përmbysur duke i marrë jetën 13 pasagjerëve.
Të dhënat u bënë me dije nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit.
Sipas të dhënave nga Ministra e Shëndetësisë 7 prej viktimave kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital. Thuajse të gjithë të aksidentuarit janë të moshës së madhe, ndërsa jo zyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë.
Ndërkohë në spitalin "8 shtatori" janë shtruar 33 persona që ishin në autobus dhe janë të plagosur.
Ndërsa 5 persona janë shtruar në qendrën e Urgjencës në Shkup, ku njëri prej tyre është në gjendje më kritike. Bëhet fjalë për një grua e cila është edhe shtatzënë.
Sipas dëshmitarëve, dyshohet se shkak i rrëzimit të autobusit u bë çarja e gomës.
Pak orë pas ngjarjes, autoritetet bënë të mundur nxjerrjen e të gjithë pasagjerëve brenda autobusit.
Ndërkohë, autostrada Shkup-Tetovë u bllokua nga autoritetet, teksa hetuesit po kryenin veprimet hetimore në vendin e ngjarjes.
Disa rrugë të tjera në fshatrat përreth vendit ku ndodhi aksidenti u bllokuan gjithashtu.



