
Autori i emisionit Fokus në MCN Tv, Robert Papa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve se ka radhë të gjata në Pensilvani të njerëzve që duan të votojnë.
Papa bën se dije se në dy konte të Pensilvanisë ka pasur probleme dhe se për këtë arsye është shtyrë orari.
Sipas Papës, 100-300 mijë vota mund të kenë probleme.
Nuk dihet ekzaktësisht, por radhët janë të gjata në Florida, Pensilvani. 82.7 milionë kanë votuar herë dhe me postë. Këtu ku jam unë shumica janë me Trump.
Kanë nisur problemet në Pensilvani, në dy konte në Kambria dhe Bedford, nuk kanë funksionuar siç duhet makinat, skanerët elektronikë. Janë bllokuar. Cambria dhe Bedford janë dy konte ku Trump ka fituar 68% dhe 83% herën e fundit. Ka dalë zyrtarja dhe ka thënë që do të shtyjmë votimin në Cambria dhe Bedford. Duket se do të kemi 170 milionë vota këtë radhë, nga 160 që ishin dhe në këtë mori të madhe votash, 100 mijë, 200 mijë, 300 mijë mund të kenë probleme.
Pyetjes së drejt kujt anojnë më shumë shqiptarët në Amerikë, Papa iu përgjigj:
Ata që janë me Enver Hoxhën dhe Edvin Ramën janë me Kamalën. Ata që janë me Berishën janë me Trump.
Brezi i ri është tjetër gjë. Ka mendje të ndritura. Nuk e shohin në aspektin ideologjik.
Për shqiptarët mendoj se duhet të jemi më shumë tradicionalistë.



