
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa, shkarkimin e zv.Kryeministrit Arben Ahmetajn dhe mesazhin që jep Kryeministri Edi Rama, e cilëson si mesazh të drejtpërdrejtë politik dhe reflektim të Kryeministrit për të krijuar marrëdhënie me akuzat e rënda për inceneratorët.
Duke folur për MCN TV, Çipa tha se një shkarkim i tillë sjell një kulturë të re reflektimi, që do të thotë se do të reflektohet për shkak të efektit që do të ketë mbi elektoratin.
Sipas tij, nga pikëpamja politike kjo lëvizje e Kryeministrit bëhet mbi bazën e një perceptimi që kërkon të fitojë pikë.
Tashmë realiteti i ndëshkueshmërisë në vend është i pashmangshëm dhe i paeklipsueshëm. Duket se heq një kritikë të opozitës dhe krijon mundësinë për tu përgatitur edhe në kontekst të betejës elektorale.
Lidhur me shkarkimin e kryenegociatorin Zef Mazi dhe emërimin në vend të tij dhe ministres së Shtetit Majlinda Dhuka, deklaroi se përdorimi në shkresën zyrtare i termit shkarkim lë shumë hamendësimi dhe krijon komente.
Shkresa ishte e shoqëruar me shkarkimin e Ahmetaj, përqasja është e papranueshme se motivet janë të ndryshme, për zotin Mazi i cili u rekrutua me statusin e kryenegociatorit prej vendit kandidat në BE.
Erdhi prej perëndimit, mungesa e një sqarimi për arsyen reale apo formale për shkarkimin e tij, shton dilemat dhe dyshimet se mund të ekzistojë një çështje e cila nuk bëhet e panjohur për publikun, pavarësisht se shoqërohej me vlerësimet për të. Kjo lëvizje shton dyshime politike.
Dua të besoj se është sipar i disa lëvizjeve që mund të bëhen deri në vjeshtën e këtij viti. Besoj se kanë të bëjnë me një strategji reagimi, në atë që mund ta quajmë konsumim të qeverisjes dhe përgatitjen për një platformë të re elektorale.
Ndër të tjera shtoi se historia politike e Ilir Metës me Partinë Socialiste, është histori lufte dhe dashurish të fshehta, siç tha ai, e ka treguar dhe origjina e tij politike.
Nuk e përjashtoj mundësinë që kulisa të kësaj natyre të jenë efektive, aq më tepër në kushtet aktuale, ku PS edhe pse shëndoshet politikisht duke qenë në pushtet, dobësohet në aspekte të tjera, si krizat apo aferat e denoncuara apo çështje të tjera, si prishja e kritereve të meritokracisë.
Në rastin konkret e shoh mundësinë që brenda PS të gëlojnë pakënaqësi dhe interesa të grupeve të interesit. Bëhet më i potencueshëm kur opozita po bën tentativa për të tejkaluar krizën e tejzgjatur kohore.
Jo vetëm për Berishën dhe Metën, por prej një realiteti për ndryshim që i kërkohet Shqipërisë nga partnerët ndërkombëtarë. Kjo e diktuar nga kërkesa për të goditur trendin e pandëshkurshmërisë.
Zoti Meta më shumë se për shmangjen e përplasjes së menjëhershme me Kryeministrin Rama do jetë i interesuar për projektin e ardhshëm politik. Nuk foli thjesht për rikthimin në parti, por e çoi më tej për një strukturë të re të opozitës në vend, mbetet për të parë.
Sa i takon rimarrjes së kartës së anëtarësimit në LSI nga Ilir Meta dhe mundësinë për krijimin e një partie të re, Çipa tha se më shumë se një parti e re, në projektin e tij duhet të jetë një strukturë e opozitarizmit shqiptar.
Një gjë e tillë është artikuluar nga Berisha, i cili e quajti koalicioni për shpëtimin e Shqipërisë, ndërsa Meta partinë e referendumit. Ka të bëjë me sendërtimin e një projekti gjithpërfshirës dhe masivizues.
Krijimin e një formacioni të madh popullor, i cili të mund të krijojë një kompleks përballë shumicës socialiste të Kryeministrit Rama. Një karakter mësymës mbi kundërshtarët politik.
Sa i takon mesazheve të dhëna nga Presidenti i ri, Bajram Begaj, deklaroi priste qëndrim principal për reformat e domosdoshme, por edhe marrëdhënien që do të ketë me politikbërjen dhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese, sa i takon kompetencave dhe demokracisë funksionale.
Për herë të parë përdori një term, klasa politike të vendit. Nënkupton faktin se nuk është më pushteti politik që regjimi i dominencës, por krijohet mundësia për një realitet të mëvetësishëm të sistemit të drejtësisë dhe nënshtrimit të klasave politike ndaj shteti ligjor dhe të drejtave ligjore.



