'‘Të vdekur nga greva e urisë’’ (VIDEO)

'‘Të vdekur nga greva e urisë’’ (VIDEO)

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve grevistë të Ballshit. 5 prej tyre kanë shfaqur komplikacione të rënda shëndetësore, ndërkohë që as një sinjal shprese nuk po vjen nga ana e qeverisë. Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, i cili është i pari që është futur në grevën e urisë, për TVT tha se janë të vendosur për t'i shkuar deri në fund, pasi nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse pagat e tyre.

Ata janë shprehur se nëse nuk u jepet zgjidhje kërkesave të tyre ekonomike, ato do të dalin vetëm të vdekur nga greva e urisë. 

Ndërkohë, edhe punëtorët e rafinerisë, përfshi edhe gratë, janë shprehur të gatshëm të futen në grevë urie për të drejtat e tyre, pagat e pamarra dhe rifillimin e punës. Kjo është mënyra e vetme e reagimit pasi institucionet i kanë injoruar. Kompania e fundit qiramarëse e rafinerisë së Ballshit, e cila u largua para 4 muajsh nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për detyrimet e prapambetura dhe ky kalvar i gjatë sorollatjesh për naftëtarët nuk po merr zgjidhje, madje shteti hesht përballë asaj që është fituar me gjyq, por nuk zbatohet nga përmbarimi.

I vetmi reagim nga kryeministri Edi Rama ka qënë statusi në Facebook në datën 14 shtator, kur në Turqi është takuar edhe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev, ku thotë se kanë diskutuar edhe për çështjen e rafinerisë së Ballshit,

"Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”, ka shkruar Rama

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy