
Dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, janë çar në paraburgim në lidhje me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Prokurori në pjesën veriore të Mitrovicë, Shyqri Syla, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ata janë paraburgosur të dyshuar se kanë kryer vepër penale “të manipulimit me prova në rastin Oliver Ivanoviç”.
Dy të dyshuarit janë të punësuar në stacionin policor të pjesës veriore të Mitrovicës. Pas kontrollit në banesat e tyre, policia gjeti pistoletën e tipit TT me dy karikatorë me nga 9 plumba.
Lideri politik serb nga pjesa veriore e Kosovës, Oliver Ivanoviç, është vrarë më 16 janar të këtij viti para selisë së Iniciativës qytetare, Liria, Demokracia dhe Drejtësia, kryetar i së cilës ishte.



