Protesta në Spanjë/ Kërkohet ndryshimi i ligjit për abuzimin seksual

Protesta në Spanjë/ Kërkohet ndryshimi i ligjit për abuzimin seksual

Organizatat feministe në Spanjë kanë dalë në protesta të hënën, duke kërkuar që kodi penal të ndryshohet pasi një gjykatë shfajësoi pesë burra që dhunuan në grup një vajzë adoleshente, pasi ajo ishte e dehur dhe nuk mund të "pajtohej ose të kundërshtonte" marrëdhëniet seksuale.

Gjykata e Lartë e Barcelonës vendosi të enjten e kaluar që pesë burrat nuk ishin aq fajtorë sat ë dënoheshin për abuzim seksual dhe i dënoi ata me 10 deri në 12 vjet burg.

Sipas ligjit spanjoll, një përdhunim ndodh vetëm kur ushtrohet forcë ose frikësim.

Në këtë rast, në aktvendim thuhet se gjendja e viktimës 14-vjeçare do të thoshte që ajo as "nuk mund të pajtohej (dhe as) të kundërshtonte marrëdhëniet seksuale" dhe se forca e tepërt nuk ishte zbatuar.

Një peticion i Change.org drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës së Lartë dhe Senatit që kërkon që kodi penal të ndryshohet në mënyrë që përdhunimi të përkufizohet si "një marrëdhënie seksuale pa pëlqim" ka mbledhur, në vetëm tri ditë, më shumë se 300 000 nënshkrime. /Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy