Nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Esmeralda Llongo flet për aktivitetet që po zhvillohen në qytet dhe konkretisht “Qilim fest” në Qafën e Pazarit, në nisje të sezonit turistik.
Për MCN Tv, Llongo tha se aktiviteti bëhet për të tërhequr sa më shumë vizitorë, teksa zbuloi se Pazari është plotë me turistë.
Ajo shtoi se të gjitha përpjekjet e bashkisë Gjirokastër, bëhen për të sjellë sa më shumë festime dhe argëtim.
Lidhur me kapacitetet akomoduese në Gjirokastër, Llongo tha se kapacitetet çdo vit shtohen.
Pronarët e banesave janë ndërgjegjësuar se rritja e numrit të turistëve sjell përfitime për ta dhe banesat i kanë kthyer në ambiente akomoduese për turizmin dhe turistët. Kemi rikonstruksion të ambienteve të cilat më parë mund të ishin braktisur. Rikthimi i investimit, është nevojë për ti shërbyer më mirë turizmit dhje turistëve. Deri tani kemi një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë.
Kjo na bën optimistë për vazhdimin, shohim që Gjirokastra është e vizitueshme në çdo stinë. Një numër shumë i madh vizitorësh, rreth 10 mijë vizitorë, kanë vizituar atraksionet e Gjirokastrës.
Kalaja tërheq më shumë vizitorët, por po përfundon edhe rikonstruksioni i dy muzeve në Gjirokastër, shtëpia ‘Kadare’ dhe muzeu etnografik. Aktivitetet do të vazhdojnë, bashkia po merr masat për kalendarin e aktiviteteve ku përfshihen të gjitha grupmoshat në të gjitha zonat atraksion turistike.
Sa i takon kërkesës së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të ndaluar turistët rusë, Llongo shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Qyteti i Gjirokastër ka pritur gjithë kohës turistë nga e gjithë bota. Gjirokastritët janë njerëz mikpritës dhe kështu do vazhdojnë se turizmi është aset i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit.



