Rritja e çmimeve/ Meksi: Kjo punë s’bëhet me aksione, Rama duhet t'i shërbejë qytetarëve jo oligarkëve (VIDEO)

Rritja e çmimeve/ Meksi: Kjo punë s’bëhet me aksione, Rama duhet t'i shërbejë qytetarëve jo oligarkëve (VIDEO)

Avokati Redon Meksi, aktiv në protestën e djeshme për rritjen e çmimit të naftës por edhe në lëvizje të mëparshme në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se nuk janë të kënaqur me protestat e deritanishme, ndërsa theksoi se kjo nuk është një punë që bëhet me aksione sikurse është mësuar kjo qeveri, por është detyrim me ligj për kontrolle të vazhdueshme.

Ai tha se ky është një problem strukturor, ne jemi një vend i varur nga tregjet e jashtme, ndërsa shtoi se kjo qeveri duhet tu shërbejë qytetarëve dhe jo oligarkëve.

Intervista e plotë

I kënaqur me atë çka u arrit nga protesta sot kryeministri foli për bord të përbashkët që do të miratojë çmimet e pakicës?

Në fakt nuk jemi të kënaqur sepse ai tregoi se para dy ditësh nuk kishte mënyrë ligjore për të ndërhyrë ndërsa sot kishte. Kjo nuk është punë që bëhet me aksione kjo është detyrim me ligj për kontrolle të vazhdueshme. Kujtoj se para pak vitesh ne patëm një aksion për hidrokarburet dhe në përfundim përfundoi me një dosje në Elbasan pa vlerë. Këta janë një qeveri që punojnë vetëm me aksione. Ky është një problem strukturor. Ne jemi një vend i varur nga tregjet e jashtme. Nuk e dimë si lëvizin karburantet sepse lëvizin nga privati, nuk dimë sa rezerva ka. Rama duhet të kuptojë se paratë janë tonat dhe jo të qeverisë duhet të na shërbejë ne dhe jo oligarkëve.

2.Nga ana tjetër ministrja Balluku tha se nga nesër ekipet e inspektimit do jenë në terren për të verifikuar rezervat. Pyetja që unë kam është pse nuk është bërë inspektimi më parë kur dihej situata dhe mban njeri përgjegjësi ligjore për këtë?

Përgjegjësi do mbajnë institucionet përkatëse që kanë pasur detyrë ta bëjnë inspektimin. Kjo nuk është bërë se nuk e ka kërkuar njeri. Ne presim deri aty ku nuk mban më, dhe këto janë veprime të shpejta për të mbyllur protestën. Por kjo nuk mbyllet me kaq, do vazhdojë dhe më pas.

3. Sot zonja Balluku përmendi dhe gjoba për kompanitë e naftës. Ka ndodhur në të shkuarën kjo?

Në fakt ka gjoba, 103 mln euro vënë ndaj Bankers që u pezullua, gjoba dhe firma mund të ketë dhe ato vihen pas kontrollove, por kur nuk bëhen kontrolle nuk ka si të vihen gjoba. Ato po bëhen se dolëm ne në protestë.

4. Kemi dhe Autoritetin e Konkurrencës që thotë nuk kam tager të ndërhy për çmimet. Sa qëndron ky arsyetim?

Nuk ka tager për të ndërhyrë por për të hetuar abuzimin për të parë sa është norma e fitimit sepse vumë re se u rrit çmimi në bursa u reflektua te të gjithë. Këtu hyn në punë autoriteti konkurrencës nëse se sheh veten aty të japë dorëheqjen dhe të vijnë njerëz të tjerë.

5.Dua t'ju pyes edhe për sjelljen e policisë me protestuesit. Si e patë?

Këtë e kemi parë në çdo protestë, kur kryeministri sheh protesta që nuk janë organizuar nga ai ndërhyn me polici për të shuajtur protesën. Ka ngatërruar diçka kjo protestë prek xhepin e çdo qytetari, çdo ditë do ketë më shumë njerëz. Polcia abuzon fuqishëm të mbrojë veten e vet duke futur kundërshtimin e forcave të rendit. Te rasti tubime kemi një ligj që ndëshkohet me gjobë nëse nuk e zbatoj. Nuk ka detyrime për të arrestuar. Vetëm me fjalë arrestohen, ky është abuzim total.

6.Çfarë është bërë me nismën që ju dorëzuat për statusin e klientit në nevojë për çështjen e energjisë?

Asgjë nuk është bërë me këtë. Nuk ka bërë asnjë lloj veprimi, as nuk na ka thirrur si grup interesi. Jemi në pritje. Nuk kemi të drejtë të bëjmë VKM, ne bëjmë propozim. Është në dorën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy