
Emisioni “Xhadat” ishte në familjen Kokoni në Lushnjë, të braktisur nga fati por edhe nga shteti. Katër anëtarët e kësaj familjeje jetojnë mes skamjes dhe sëmundjes. Thirrja për ndihmë, vjen nga një besimtar i zonës.
Faleminderit për interesimin tuaj. Kjo familje siç dhe e shihni përbëhet nga katër persona të cilët vuajnë nga probleme mendore.
Unë jam një besimtar mysliman që përpiqem të bëj aq sa mundem për t’i ndihmuar këta njerëz. Mesa kam dijeni, këta nuk kanë një kujdestar ligjor.
Gjendja e tyre sa vjen dhe rëndohet, siç ju do e shihni gjendja në këtë shtëpi është skandal.
Prej katër vjetësh, kryefamiljari 54 vjeç ka nevojë për trajtim mjekësor, por bashkëshortja thotë se nuk është vizituar asnjëherë.
Bashkëshorti është 54 vjeç po është i sëmurë, vuan nga stomaku, ka dhe fytin , edhe nuk flet. Ka katër vjet që është i sëmurë, unë nuk e kam vizituar asnjëherë.
Kemi frikë të rrimë në shtëpi se na hynë gjarpërinjtë dhe në dimër flemë gjumë, nuk kemi rezistencë të ngrohemi.
Kam frikë se aty ka gjarpërinj, akrepa, minj që vijnë dhe na hanë. Kemi nevojë për ndonjë ndihmë ekonomike, sepse siç e shikoni jemi keq.
Kështu shprehet djali i familjes Kokoni.



