2500 persona duhet të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi i punës, në mënyre që të kryhej çmontimi i dy bombave ajrore britanike. 3000 persona të tjerë nuk duhej të dilnin nga banesa. Dy bombat u zbuluan, kur po bëheshin disa sondime në terrenin e aeroportit të Dyseldorfit në rrethin Lohausen. Pjesa më e madhe e personave, që u detyruan të largoheshin ishin nëpunës të aeroportit.
Çmontimi i bombave ajrore u ndërmor nga Shërbimi i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese të Dyseldorfit. Personat, që banonin ose punonin në një rreze prej 1000 metrash, nuk u lejuan të dilnin nga ndërtesat gjatë kohës së çmontimit.
Në aeroport u bllokuan fluturimet për një kohë të shkurtër. Autostrada A 44 u bllokua gjithashtu, si dhe disa rrugë të tjera në afërsi të zonës ku u zbuluan bombat ajrore. Procesi i çmontimit nisi në orën 14. 00 dhe përfundoi me sukses në orën 16.30./ Spiegel



