Gramsh/ Flakët përfshijnë vatra të reja, dëme të mëdha në banesa dhe blegtori

Gramsh/ Flakët përfshijnë vatra të reja, dëme të mëdha në banesa dhe blegtori

Rreziku nga zjarret në Gramsh është zhvendosur nga mbrëmja e kaluar në vatra të reja, duke përfshirë fshatin Ërmenj, në Njësinë Administrative Skënderbegas, si dhe Teqen e Dushkut, ku raportohen disa vatra aktive. Për shkak të dendësisë së lartë të pyllit, ekipet e emergjencave civile po përballen me vështirësi të mëdha në izolimin e flakëve.

Aktualisht vazhdon te digjet pylli ne pjesën e sipërme te fshatit ose krahu lindor. Nëse djegia vazhdon ky zjarr kalon ne territorin e Prefekturës Korçë.

Gjatë orëve te vona te mbrëmjes se djeshme dhe sot herët ne mëngjes është punuar ne pyllin me pisha që të çon ne drejtim të fshatit Nartë, dhe deri tani është realizuar ndërprerja e vatrës ne këtë drejtim.

Vatra e zjarrit në Njësinë Administrative Kukur vijon të mbetet problematike. Gjatë orëve të vona të natës, ekipet e emergjencës arritën të mbajnë nën kontroll një pjesë të saj, e cila rrezikonte përhapjen e flakëve në zona të tjera.

Ndërkohë, vatra në Njësinë Administrative Kodovjat është mbajtur nën monitorim dhe nuk janë shënuar riaktivizime gjatë orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë djegur 42 banesa në Skënderbegas dhe fshatra të tjerë, si dhe 130 krerë bagëti të imta, 22 gjedhë, 1 thundrak, 80 koshere bletësh dhe shumë shpendë. Autoritetet kanë nisur procesin e groposjes së kafshëve të ngordhura për të shmangur rrezikun e shpërthimit të ndonjë epidemie, ndërsa shërbimi veterinar po kryen procesverbalet përkatëse.

Numri i personave të evakuuar është rritur në 46, pasi mbrëmë u akomoduan edhe 6 persona të tjerë në konviktin shtetëror, përveç 40 të evakuuarve një ditë më parë.

Në terren janë angazhuar rreth 50 forca të ushtrisë, 7 mjete zjarrfikëse dhe 200 vullnetarë. Bilanci paraprak tregon se rreth 10 fshatra janë prekur nga flakët në territorin e Gramshit, ndërsa në Bletëz dhe Shëmbërdhenj nuk ka mbetur asgjë pas.

Autoritetet lokale dhe qendrore apeluan për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga banorët, ndërsa operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy