
Një sherr mes dy të rinjve në Divjakë ka degraduar në përdorimin e thikës.
Burime nga policia bëjnë me dije se një 25-vjeçar ka kanosur me thikë një 21-vjeçar për motive të dobëta, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me sende të forta.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Z., 25 vjeç dhe B. N., 21 vjeç, pasi shtetasi B. Z. ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. N., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi B. N. e ka goditur shtetasin B. Z., me sende të forta.
Lidhur me ngjarjen, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



