
Përfaqësuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani, komenton shqetësimin e banorëve të fshatit Surrel, ku banon Kryeministrin Edi Rama për mungesë investimesh në fshat, ndotje dhe largimin e rinisë.
Në një intervistë për MCN TV, Shabani tha se situata me fshatrat e Shqipërisë është shumë e rëndë, duke shtuar se në fshatrat e Tiranës dhe kudo situata është e ngjashme kudo.
Fermerët nisin e dorëzohen, se subvencionet nuk shkojnë për fermerët por ata që quhen për fermerë me kollare që bëjnë agroturizëm. Fermeri që jeton me të mbjellat e veta, detyrohet të konkurrojë me fermerin serb dhe maqedonas ku produktet e tyre janë më konkurrues.
Fermerët e Tiranës i kam parë për shkak të një lidhje më të madh në këtë zonë. Subvencioni i naftës në vend të shkojë për traktorët, nuk e çojnë tek traktorët por te fuoristradat e politikanëve që tregon se sa të pangopur janë megjithëse i kanë vjedhur pjesën më të madhe të pasurisë Shqipërisë, ia merr naftën dhe fermerit, duke mos lejuar që të ketë çmime më të lira të produkteve.
Fshati qëndron me kultivimin e produkteve ushqimore, i sjell nëpër tregje. Te Pazari i Ri apo disa tregje që janë në Tiranë, do të kishte mundësi që edhe ne si konsumator dhe fermeri do kishim mundësi të takoheshim dhe ne të blinim produkte vendase.
Nuk ndodh kjo, Pazari i Ri është kthyer i gjithi në kafene dhe restorante, të lidhur me pushtetin. Fermerëve iu hiqen mundësitë që të jetojnë me punën e tyre, se kemi një pushtet që i lejon fshatrat të jetojnë si në mesjetë.
Nuk ka transport publik. Shkollat mungojnë dhe aty ku janë, janë në mungesë të kushteve sa i takon ngrohjes dhe sigurisë. Edhe stafi akademik. Në këtë rast do ishte zgjidhje nëse do kishte transport publik, nuk e kanë. Janë 10 kilometër larg Tiranës, por janë një epikë larg krahasuar me atë që iu jepet atyre.
Lidhur me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ku në axhendë janë përfshirë nismat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ndryshime në ligjin për dekriminalizimin që synojnë përjashtimin e spiunëve dhe ish sekretarëve të partisë, Ilir Metës dhe Sali Berishës, Shabani deklaroi se nëse ka një nismë që mund ti largojë të gjithë këta mirë do ishte, mundësisht edhe një nismë që të kufizonte mandatin e Kryeministrit.
Të kishte ndoshta daljen në pension të tyre, se çdo profesion del në pension 65 vjeç, por ne kemi akoma njerëz 80 vjeç që duan të marrin pushtet. Çdo nismë për ti përzënë këta që kanë kapur Shqipërinë për fyti është shumë e mirë.
Ne kemi sot njerëz që nuk prodhojnë dot ushqime se është rritur çmimi i produkteve bazë. Sipas Bankës Botërore mbi 500 mijë shqiptarë jetojnë nën minimumin jetik.
Në një kohë të tillë fermerët i groposin produktet e veta se nuk arrijnë ta sjellin këtu. Hallet e shqiptarëve është si do përballojë jetesën. Halli i politikës janë lojëra politike si të nxjerrin njeri tjetrin nga jeta politike.
Sa i takon reformës territoriale, deklaroi se kjo është një çështje shumë komplekse dhe se është vështirë që ta ndash se kush ka të drejtë.
Por sipas tij, ka një tendencë apo ndoshta neurozë të Kryeministrit i cili që kur ka ardhur në pushtet e ka në kokë monopolizimin.
Në atë kohë kishte një treg të transportit publik, kishte autobus, furgonë. E mori bëri monopol. Shkoi te parku ‘Rinia’, i prishi klubet, la vetëm njërin monopol. Rama do gjithmonë e më tepër ta përqendrojë pushtetin në 3-4 duar dhe problemi është që e largon qytetarin nga vendimmarrja, nga ai që merr vendime në emrin e tij. E bën politikanin më pak llogaridhënës.
Ndarja sa më e madhe e bën qytetarin që të ketë sa më afër atij që administron. Qartazi këtu halli nuk është i qytetarëve, nuk e ka te qytetarët, si i shërbehet më mirë qytetarët, por tek ndarja e zonave zgjedhore në mënyrë të tillë që të garantojë fitoren dhe kur nuk ke shumicën. Gjithë synimi është si të fitohen zgjedhjet edhe kur nuk kemi njerëz.
Sa i takon protestave të fuqishme të paralajmëruara në shtator nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, Shabani tha se Nisma Thurje proteston çdo javë, duke shtuar se zgjidhja nuk janë protestat, por votimi.
Protesta mban në presion qeverinë, denoncon. Por zgjidhja përfundimtare janë zgjedhjet, pjesëmarrja në votime. Ne do të vijojmë betejën tonë duke propozuar ide.
Duke pasur parasysh krizën ekonomike që do të ketë këtë dimër, zgjedhjet janë shumë më të rëndësishme se organizimi i protestave. Zgjidhja reale vjen nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në zgjedhje.



