Eurovision 2024, katër qytete suedeze në garë për të pritur festivalin

Eurovision 2024, katër qytete suedeze në garë për të pritur festivalin

Katër qytete suedeze po konkurrojnë për të pritur Eurovision Song Contest 2024, ku kryeqyteti Stokholm propozon ndërtimin e një arene të re për eventin me hapësirë për mijëra spektatorë. Suedia do të jetë mikpritëse e konkursit të vitit të ardhshëm pasi këngëtarja suedeze Loreen fitoi edicionin e sivjetmë në Liverpool të Anglisë me këngën e saj “Tattoo”. Qytetet suedeze kishin afat deri më 12 qershor për të shprehur interesin e tyre për të pritur konkursin muzikor. Sipas një liste të përpiluar nga agjencia suedeze e lajmeve TT, kanë aplikuar katër qytete dhe ato janë: Stokholmi, Goteborgu, Malmo dhe Ornskoldsvik, ndërkohë që vendimi pritet të merret gjatë verës. Oferta e Stokholmit, sipas transmetuesit suedez të radios SVT dhe gazetës Dagens Nyheter, përfshin ndërtimin e një arene në zonën e portit Frihamnen me një kapacitet prej 11.180 deri në 14.700 spektatorë. Goteborgu priti festivalin e vitit 1985. Por ka dyshime nëse vendi i përdorur në 1985, Skandinavi, mund të presë ende Eurovision Song Contest, i cili është rritur në dekadat e fundit duke përfshirë pajisje të mëdha ndriçimi dhe skena të përpunuara. Malmo, qyteti i tretë më i madh i Suedisë për nga madhësia dhe popullsia, priti Eurovizionin në 2013 pas fitores së mëparshme të Loreen në konkurs me këngën “Euphoria”. Besohet se Malmo mund të organizojë konkursin pa bërë shpenzime të mëdha. Ornskoldsvik, nuk ka qenë kurrë mikpritës i Eurovizionit. Por sipas agjencisë së lajmeve TT, qyteti krenohet me arenën moderne Hagglunds dhe u ka ofruar fansave të Eurovizionit linja lundrimi gjatë natës në port.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy