Amnistia/ Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Amnistia/ Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Nga burgu i Rrogozhinës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se janë rreth 780 të dënuar në të gjithë vendin që kanë lënë qelitë pasi kanë përfituar nga amnistia. Ndërkohë, 800 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Nga të liruarit, janë 15 gra, ndërsa 9 gra të tjera kanë përfituar ulje dënimi. Manja dha edhe një mesazh duke u bërë thirrje të dënuarve që t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Nga amnistia 3 të mitur dalin nga burgu, 2 të tjerë përfitojnë ulje të dënimit. Ndërkohë, përfitojnë edhe 2662 persona të dënuar me shërbim prove.

Ju falënderoj për praninë në burgun e Rrogozhinës. Në këtë institucion është numri më i madh i të dënuarve që lirohen nga kjo amnisti, rreth 183 të dënuar. Në shkallë vendi ka startuar zbatimi i ligjit për amastinë, në të gjitha burgjet do lënë vendin e vuajtjes së dënimit rreth 780 të dënuar.

Kjo shifër pritet të përditësohet, pasi në orët e fundit ka një numër të dënuarish përfitues që gjenden në komisariatet e vendit, që janë përfitues. Për 780 ka mbaruar procedura. 800 të tjerë janë përfitues me ulje dënimi, që në total shkon tek 1600 të dënuar.

800 përafërsisht lirohen me animisti të plotë, pjesa tjetër me ulje dënimi. 15 gra lirohen menjëherë, 9  të tjera përfitojnë ulje dënimi, që deri në vjeshtë, pra në shtator lirohen. Përfitues nga amnistia janë 3 të mitur, 2 të mitur të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Më tej ai shtoi se përfitues nga amnistia janë 2662 persona në shërbim prove, ndwrsa falenderoi 116 deputetë që bashkuan votat për t’iu dhënë mundësinë të dënuarve që të bashkohen me familjet dhe ti kthehen jetës normale.

Uroj që të kenë një bashkim normal, t’i kthehen jetës së përditshme, t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë më kokën pas. Kthejuni jetës normale se mbi çdo gjë është familja, por edhe shoqëria jonë, që për këtë gabim që kanë bërë kemi paguar për ta.

Asnjë zyrtar i lartë që gjendet duke vuajtur dënimin për shkak se është dënuar nga GJKKO apo se është në proces hetimi apo gjykimi nuk përfiton nga kjo amnisti. Nga amnistia zyrtarë të lartë nuk ka. I kursen buxhetit të shtetit rreth 30 mln euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy