Sizmiologia serbe: Tërmete të fuqishme e presin Ballkanin

Sizmiologia serbe: Tërmete të fuqishme e presin Ballkanin

Në 10-15 vitet e ardhshme, tërmete shumë të forta mund të godasin sërish Ballkanin. Paralajmërimi vjen nga sizmiologia serbe, Slavica Radovanonviç, në një intervistë për  Telegraf.rs.

Sipas saj, është e vështirë të thuhet se ku do të ndodhin këto tërmete, por siç thotë ajo, ka zona në Maqedoni, Bullgari, Rumani, madje edhe në Serbinë Lindore ku nuk ka pasur tërmete për shumë vite.

Një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi Kroacinë, duke lënë pas 7 të vdekur, disa të plagosur dhe shumë dëme materiale. Por, për Radovanoviç, një tërmet i tillë nuk pritet të përsëritet për disa kohë. Megjithatë, ky tërmet është një provë tjetër që cikli i tërmeteve të forta në Ballkan padyshim që kanë filluar.

"Pse po ndodh kjo? Për shkak se aktiviteti sizmik në gadishullin Apenin solli tërmete të forta në Itali. Sizmologët thanë atëherë se ky aktivitet sizmik me siguri do të përhapet në Ballkan, ku nuk kishte pasur  tërmete të forta për shumë vite, veçanërisht në pjesën bregdetare, ku i fundit ishte në Malin e Zi në 1979. Pra, pas kësaj, ishte Shqipëria e cila gjithashtu nuk ka pasur tërmete të forta për shumë vite. Pastaj aktiviteti sizmik filloi pranë Zagrebit, me dy dridhje të forta dje, dhe ky tërmet tani në Petrinja", tha Slavica Radovanović, ish-drejtoreshë e Institutit Sizmologjik të Serbisë, dhe tani drejtore e kompanisë seismo.sr.

Sipas saj, kur ra tërmeti afër Zagrebit pranverën e kaluar, ekuilibri i brishtë që ekzistonte u prish, kështu dy tërmetet e djeshme pranë Petrinjas kanë ardhur si pasojë. Shkalla maksimale e pritshme për tërmetin në Zagreb ishte mbi 6 ballë e shkallës Rihter, siç ndodhi edhe dje në Petrinja, por nuk ka dy tërmete me madhësi kaq të afërt dhe aq pranë njëri-tjetrit në sensin e vendit.

Sipas sizmiologes serbe, duhet të kalojë ca kohë, në mënyrë që një tërmet kaq i fortë të rinovohet në të njëjtin rajon, për shembull, zona Zagreb-Petrinja.

Kjo është arsyeja pse, shton ajo, askush në atë zonë nuk ka arsye të frikësohet tani. Sidoqoftë, ka zona të tjera në Gadishullin Ballkanik ku nuk ka pasur tërmete të forta për një kohë shumë të gjatë, dhe aktiviteti sizmik është rritur pak.

"Kur them në Gadishullin Ballkanik, kjo do të thotë edhe nga Stambolli, nga fundi i asaj zone, ku nuk kishte tërmete të forta për një kohë të gjatë. Gjatë gjithë historisë, ka pasur situata kur kanë rënë disa tërmete të forta. Mos harroni vitin 1963, kur ra në Maqedoni, pastaj në Banja Luka në 1969", thotë ajo.

U deshën disa vjet që ky fenomen të përsëritej në të njëjtën zonë.

"Tani mund të presim 10 deri në 15 vitet e ardhshme që një tërmet me magnitudë shumë të lartë të bjerë përsëri në një pjesë tjetër të Ballkanit, ndërsa në Serbi tërmetet nuk kanë magnituda aq të mëdha sa në Petrinja. Tërmetet tona maksimale kishin madhësi deri në 6 në shkallën Rihter”, theksoi ajo.

Në këtë kontekst, thotë Radovanoviç, aktiviteti sizmik në Ballkan me sa duket ka filluar. / B92 / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy